3 agjenci kundër abuzimeve
sot 30% e tenderave pa garë

3 agjenci kundër abuzimeve<br />sot 30% e tenderave pa garë
Tre agjenci të posaçme do të ngrihen kundër abuzimit masiv me tenderat në Shqipëri. 1407 ente publike, drejtori dhe ministri, nuk do të zhvillojnë më tendera, si burimi më i madh që gjeneron korrupsion. Kështu parashikon dokumenti për riorganizimin e organeve të qeverisjes qendrore.

Tenderat, sipas natyrës së tyre, parashikohet të kalojnë në duart e tre organeve. Propozimi vjen pas një bilanci të zi abuzimesh me tenderat, pra me paratë publike, nga një numër i madh institucionesh. Sipas dokumentit, vlera e tenderave që zhvillohen në një vit është rreth 1 miliard dollarë.

Nga 7 mijë procedura prokurime që janë marrë në analizë, 2.100 kryhen me negocim, pra pa garë, me paracaktim. Sipas analizës, për 30 për qind të tenderave në fjalë, nuk ka patur garë. Në kushtet kur organet shtetërore sajojnë lloj-lloj alibish dhe rrethanash për të zhvilluar me negacion tendera në vlera më të madhe se sa vlera kufirit 800 000 lekë, shuma e abuzimit mund të shkojë tek rreth 330 milionë dollarë.

Nga ana tjetër, deri në 44 për qind të tenderave të një ministrie, rezulton se i ka marrë një kompani e vetme, çka flet qartë për lidhje klienteliste, mungesë konkurrence dhe ulje e papërfillshme e vlerës së kontratës në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Ndërkaq, nga 5.000 procedura/vit me fonde publike, rreth 21 për qind e tyre dështojnë të lidhin një kontratë. Po ashtu, 30 për qind e procedurave vlerësohen jashtë standardit të prokurimit.

Tre agjenci
Në dokument thuhet se prokurimi duhet të reformohet, por jo në një dorë, por në tre. Dokumenti parashikon një kategorizim i tenderave sipas tipologjisë në tre organe të ndryshme: një për mallrat dhe shërbimet, një për punimet civile dhe një për fondet e huaja.

Sipas rekomandimeve mbi të cilat qeveria e re po punon përpara se ta përkthejë në ligj organikën, thuhet se organi qendror blerës duhet të forcohet me tepër, duke krijuar një agjenci për prokurim mallrash dhe shërbimesh (më shume klientë/më shume kategori mallrash/shërbimesh), por pa saktësuar se nga kush do të varet kjo agjenci.

Për kategorinë e dytë institucionale, pra për punimet civile, thuhet se duke konsultuar direktivat e BE dhe praktikat më të mira të vendeve anëtare të BE (si Kroacia) të ndërtohen kapacitete institucionale të specializuara për menaxhimin e prokurimeve të punimeve civile.

Fondet e huaja
Për fondet e huaja pritet të ngrihet një institucion i ri, që duhet CFCU. Kjo do të jetë agjencia për menaxhimin e prokurimeve të fondeve të BE (grantet) dhe ndihmës së huaj. Të gjitha njësitë e implementim të projekteve në çdo ministri do të jenë pjesë e këtij institucioni.

Agjencia e Prokurimeve Publike të marrë funksione monitoruese duke u kthyer në “autoritetin monitorues dhe rregullator të prokurimit”. Sipas të dhënave të vitit 2016, rreth 1 miliard $/vit është fondi që tenderohet nga institucionet shqiptare, dhe janë plot 1407 autoritete që kanë të drejtë të kryejnë tendera. Me skemën e re të ristrukturimit, pritet gjithashtu që të ngushtohet edhe rrethi i përgjegjësve sa i përket abuzimeve të mundshme për tenderat.
 
Bilanci i abuzimit me tendera
 Nga 5.000 procedura/vit me fonde publike(të brendshme) në vit rreth 21% e tyre dështojnë të lidhin një kontratë.
Nga 7.000 procedura me fonde publike, rreth 2.100 kryen me negocim (jo me garë të plotë).
30% e procedurave vlerësohen jashtë standardit të prokurimit. 
Statistika për tenderat
 
–950 milion$-1 miliard$/vit(fonde vendase & të huaja)është volumi i blerjeve të shtetit nga tregu.
–1407 autoritete kontraktuese aktive.
–8.500 procedura prokurimi/vit).
–5.500 kontrata/vit.
–39.000 oferta nga kompanitë.
 
 

10 objektivat e qeverisë ‘Rama 2’
 Besnikëria ndaj vendit. 

Vullneti i palëkundur ndaj reformave. 

Qasja frontale, operacione në çdo zonë, reformim, ristrukturim, rivlerësim burgimesh njerëzore. 

Gatishmëria për dialog me opozitën, por pa lënë asnjë punë të sotme për nesër. Sjellje pro-aktive duke i shtrirë dorën në çdo hap. 

Operacione jo konvencionale kundër korrupsionit. Duhet të ecim në rrugë të pashkelura më parë. 

Ulja e peshës së administratës në jetën e shqiptarëve dhe kompanive të bizneseve. 

Afrimi me komunitetet, grupet e interesit në politik-bërje, i njerëzve të rinj në qeverisje në të gjitha nivelet edhe në administrim. Koalicion të madh me njerëzit. 

Aftësia vetëkritike. Tipar i domosdoshëm, pasi ka qenë nga ministrat një tipar jo aq i dukshëm. 

Disiplina për komunikimin. 

Dinjiteti i përfaqësimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Kursi i ndërtuar është i respektueshëm, por duhet përforcuar te diplomacia. 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër