3 Ish-Ministrat kërkesë Bashës:
Kontrollo kryetarët e degëve 

3 Ish-Ministrat kërkesë Bashës:<br />Kontrollo kryetarët e degëve 
Genc Ruli, Arben Imami, dhe Majlinda Bregu kanë ngritur shqetësimin mbi reagimet e kryetarëve të degëve të PD në rrjetet sociale, të cilët akuzojne ish-pushtetarët për mungesëne angazhimit në fushatën zgjedhore të 21 qershorit. 

Burime pranë grupit parlmanetar demokratë thotë për report tv se Ish minsitri genc Ruli, duke iu referuar shënimeve në FB të kryetarëve të degëve, në gjirokastër, vlorë apo Lushnjë,i kërkoi kryetarit të PD Lulzim Basha të mbahet qëndirm për këto zhvillime. Mësohet se kryetari I PD i ka thënë se gjithcka do të jetë pjesë e analizës dhe në takimin me kryetarët e degëve do të reflektohet ky shqetësim. 

Në shenjë pakënaqësie ndaj qëndrimit që po mbahet ndaj kryetarëve të degëve nga lidershipi, deputeti Ruli është larguar nga mbledhja e grupit parlamentar. Edhe deputeti Arben Imami mësohet të ketë thënë se duhet një qëndrIm i prerë me këta drejtues të degëve pasi me qëndrimet e tyre nuk i shërbejnë riorganizimit dhe as analizës së procesit zgjedhor. 

Shqetësues është konsideruar kjo situatë edhe nga deputetja Majlinda Bregu, e cila edhe më herët në mbledhjen e e kryesisë së PD ka folur për këtë situatë në degët e partitsë demokratike.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës