Ylber Kera personi i marrë peng një ditë më parë në kryeqytet është rikthyer në banesë, ndërsa në kërkim është shpallur kushëriri i tij. Në një intervistë për Report Tv, nëna e tij Safete Kera deklaron se konflikti i djeshëm u krijua pasi i afërmi i tyre Xhevat Kera dhunoi Ylberin duke i kërkuar më forcë 15 mijë lekë, ndërsa ky i fundit nuk pranoi t’ia jepte.
39 vjeçari Ylber Kera i marrë peng për disa orë një ditë më parë në kryeqytet tashmë është rikthyer në banesë. Në një intervistë për Report Tv mamaja e tij Safete Kera tregon orët e ankthit pas pengmarrjes dhe se si ajo u njoftua ç’kish ndodhur me djalin e saj.
“Nuk kam çfare të them, janë çuna xhajesh. Baballarët vëllezër i kanë,” thotë ajo.
Familja Kera aktualisht banon në zonën e Alliasit në banesë me qira, ndërsa znj.Kera deklaron se shpreson që konfiltin ta zgjidhin mes tyre djali i saj dhe Xhevahit Kera të cilët janë djem xhaxhallarësh.
“Është kthyer, ka shkuar në spital.
Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore?
Nuk e di. Atje janë të gjithë, nuk e di. Nuk kemi pasur asnjë problem, nuk e di si ndodhi ajo.
Flitet për shkak të një borxhi 150 mijë lekë!
Po ia ka kërkuar ai. Shko meri te motra te lokali, ky nuk ka shkuar për t’i marrë, kaq ishte.
24 orë pas pengmarrjes Xhevahit Kera është ende në kërkim pasi policia nuk mundi ta arrestojë ndërsa një patrullë policie është vendosur në afërsi të banesës së Ylber Kerës për të shmangur çdo konflikt tjetër midis kushërinjve./ Report Tv
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO