Nga Korça, nisën sot dëgjesat publike për 3 planet kombëtare: Plani i Përgjithshëm Kombëtar; Plani i integruar ndërsektorial për Bregdetin dhe Plani ndërsektorial për zonën ekonomike Tiranë-Durrës, 3 dokumenta të hartuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit.
Zv.Kryeministri Peleshi i pranishëm në këto konsulta me qytetarët, vlerësoi si të një rëndësie kombëtare hartimin e këtyre planeve kombëtare. Peleshi deklaroi se Pani i Përgjithshëm Kombëtar normalizon njëherësh edhe çështjen e legalizimeve në vendin tonë.
Në fjalen e tij, numri dy i Qeverisë u ndal në punën e madhe, por " të heshtur" të bërë nga Ministria e Zhvillimit Urban, nën drejtimin e Ministres Gjermeni dhe specialistëve të AKPT.
"Dua t’ju përgëzoj zonja Ministre për këto dokumente dhe punën dy vjeçare, të bërë në heshtje për t'i dhënë vendit planet e para kombëtare për një zhvillim të qëndrueshëm territorial", - tha ai.
Në fjalën e saj, Ministrja Gjermeni vlerësoi draftet e përgatitura nga grupi profesionist i punës dhe deklaroi se Shqipëria 2030 është projekti i përbashkët, i cili do të përmirësohet më tej me kontributin e qytetarëve për dokumentet e para të zhvillimit të territorit në Shqipëri.
“Plani i Përgjithshëm Kombetar vendos piketat e një zhvillimi të qëndrueshëm duke i dhënë fund territorit të paplanifikuar. Zhvillimi i qendrueshëm do të thotë ruajtje e identitetit dhe vlera mjedisore e kulturore. Planet e përgjithshme vendore bashkë me planet kombëtare, janë dy komponentë që plotesojnë njëri-tjetrin pasi zhvillojnë infrastrukturën, turizmin dhe përmirësojnë jetën e çdo qytetari. Këto plane do të tërheqin më shumë investime vendase apo të huaja duke kontribuar maksimalisht për Shqiperine e 2030. Ne jemi të sigurtë se Shqipëria në 2030 do jetë krejt ndryshe dhe ne të gjithë do kontribuojnë për këtë”, - tha Gjermeni.
Pas Korçës, dëgjesa publike do të vijoje me Planin e Integruar Ndërsektorial për Bregdetin, diten e martë në Vlorë. Në këtë dëgjesë qytetarët korçarë dhanë sugjerimet e tyre për të ardhmen, siç është ndërtimi i një aeroporti në Korçë, krahas atyre në Veri dhe Jug që parashikojnë planet kombëtare.
Rdaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com