3 shtete firmosin memorandumin për korridorin 8-të! Shqipëria, Maqedonia e Bullgaria do lobojnë për fonde

TIRANË- Është nënshkruar në Sofje memorandumi trepalësh i bashkëpunimit mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për të promovuar korridorin 8. Pas nënshkrimit të memorandumit ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se ndërtimi i kësaj infrastrukture, ka rëndësi thelbësore për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

“Tashmë me të gjitha projektet që kemi nisur si në fushën e hekurudhave, ashtu edhe në atë të rrugëve, por padyshim edhe porti i ri i Durrësit jemi të sigurtë se ky projekt i madh, ky projekt që përfshin të tre këto vende do të jetë një sukses në të ardhmen. Kemi diskutuar bashkë me kolegët përsa i përket hapave në të ardhmen dhe kemi rënë dakord që një agjendë e përbashkët për të promovuar korridorin e 8-të si një nga korridoret më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik jo vetëm për vendet tona, por edhe për vendet e tjera të rajonit është një domosdoshmëri për agjendat e të tre ministrive të infrastrukturës në të ardhmen”, tha ministrja Balluku.

Për të përfunduar këtë projekt strategjik, që do të sillte më shumë zhvillim për rajonin, ministrja tha se të tre palët do lobojnë për të përfituar fondet nga institucionet evropiane për financimin e ndërtimit të plotë të hekurudhës.

“Kemi folur për detaje, kemi dakordësuar sesi së bashku mund të ndikojmë institucionet evropiane financiare për mbështetjen e projekteve tona, sidomos atë të hekurudhave, si një nga mënyrat e transportit më eficiente bazuar dhe në agjendën e investimeve të Bashkimit Evropian”, tha Balluku pas nënshkrimit të memorandumit.

Po për të përparuar mbi këtë projekt Balluku njoftoi se do të ketë një takim tjetër në Maqedoninë e Veriut e më pas edhe në Tiranë. Korridori tetë, është konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave, njerëzve, naftës dhe furnizimeve me energji midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit.

Pas nënshkrimit të memorandumit ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se ndërtimi i kësaj infrastrukture, ka rëndësi thelbësore për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

“Tashmë me të gjitha projektet që kemi nisur si në fushën e hekurudhave, ashtu edhe në atë të rrugëve, por padyshim edhe porti i ri i Durrësit jemi të sigurtë se ky projekt i madh, ky projekt që përfshin të tre këto vende do të jetë një sukses në të ardhmen. Kemi diskutuar bashkë me kolegët përsa i përket hapave në të ardhmen dhe kemi rënë dakord që një agjendë e përbashkët për të promovuar korridorin e 8-të si një nga korridoret më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik jo vetëm për vendet tona, por edhe për vendet e tjera të rajonit është një domosdoshmëri për agjendat e të tre ministrive të infrastrukturës në të ardhmen”, tha ministrja Balluku.

Për të përfunduar këtë projekt strategjik, që do të sillte më shumë zhvillim për rajonin, ministrja tha se të tre palët do lobojnë për të përfituar fondet nga institucionet evropiane për financimin e ndërtimit të plotë të hekurudhës.

“Kemi folur për detaje, kemi dakordësuar sesi së bashku mund të ndikojmë institucionet evropiane financiare për mbështetjen e projekteve tona, sidomos atë të hekurudhave, si një nga mënyrat e transportit më eficiente bazuar dhe në agjendën e investimeve të Bashkimit Evropian”, tha Balluku pas nënshkrimit të memorandumit.

Po për të përparuar mbi këtë projekt Balluku njoftoi se do të ketë një takim tjetër në Maqedoninë e Veriut e më pas edhe në Tiranë. Korridori tetë, është konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave, njerëzve, naftës dhe furnizimeve me energji midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Varianti afrikan mbërrin në Europë, a duhen ashpërsuar masat anti-Covid edhe në vendin tonë?



×

Lajmi i fundit

John

109-vjetori i Pavarësisë, urojnë politikanët, Rama: Gëzuar! Meta: Urime shqiptarëve kudo që ndodhen! Uron edhe Blinken: SHBA, krenare t'ju quaj mik