Tre të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Bulqizë. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa mësohet se 1 person është shoqëruar nga blutë si autor i dyshuar i ngjarjes.

Fluturim Tolle, 26 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 2 të plagosurit e tjerë janë Adhurim Koçi, 26 vjeç dhe Renaldo Dauti, 22 vjeç.

Sherri mes disa të rinjve ka nisur në një lokal Bulqizë dhe të rinjtë kanë dalë të sqarohen jashtë ambienteve të lokalit nga ku janë përplasur fizikisht.