3 viktima, 200 mijë shtëpi pa drita, bllokohet transporti, çati që fluturojnë! Çfarë ndodhi sot në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e stuhisë 'Eunice'

3 viktima, 200 mijë shtëpi pa drita, bllokohet transporti, çati që fluturojnë! Çfarë ndodhi sot në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e stuhisë 'Eunice'

Mbretëria e Bashkuar është përfshirë ditën e sotme nga një stuhi shumë e fortë, që për fat të keq i ka marrë jetën 3 personave, teksa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e rrëzimit të pemëve apo ‘fluturimit’ të koshave të mbeturinave.

Viktimat janë një grua rreth të 30-tave në veri të Londrës, një burrë rreth të 50-tave në Merseyside dhe një i ri, 20-vjeçar në Hampshire.

Stuhia Eunice ka shkaktuar kaos udhëtimesh, me qindra fluturime u anuluan,  linjat hekurudhore kanë mbetur të bllokuara e ndërsa urat janë mbyllur për shkak të rrezikut që paraqisnin. Mbi 200,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, teksa kjo erë në këtë intesitet ka qenë më e forta e regjistruar në vend.

Ndërkohë, siç raportohet e shtuna parashikon një situatë më të qetë me reshje shiu, por edhe diell në disa zona.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë