30 autorë në garë për “Librin e karantinës”, Bardhyli: Letërsia shqipe në vëmendjen tonë!

Rreth 30 shkrimtarë, të cilët periudhën e vetizolimit e kanë pasur, si frymëzim për të shkruar, kanë dorëzuar dorëshkrimet e veprave të tyre në konkursin “Libri i karantinës”. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit, Alda Bardhyli teksa i referohet edhe historisë së letërsisë botërore, ku shumë shkrimtarë, Shekspiri, Çehovi, Bokacco, Pushkini, Tomas Manni kanë shfrytëzuar periudhën e izolimit për të shkruar kryevepra, shprehet se:
“Edhe pse ka vetëm një muaj, që konkursi ka marrë jetë, shikoj se ka shumë interes nga të gjithë autorët shqiptarë për të qenë pjesë e kësaj gare, pavarësisht gjeografisë se ku ndodhen”, shprehet Bardhyli.

Konkursi do të jetë i hapur deri në fund të qershorit, ndërsa dorëshkrimet e veprave fituese do të botohen
“Juria përbëhet nga Ylli Demneri (shkrimtar), Rita Petro (poete dhe botuese), Durim Abdullahu (Pedagog i Filozofisë në Kosovë), Virgjil Mucci (studiues), Loer Kume (Autor i ri). Juria ka vendosur, që veprat t’i gjykojë pa emrat e autorëve. E gjithë gara do të përfshihet nga anonimiteti. Ndërsa, interesi është edhe nga autorë nga Kosova, Maqedonia e Veriut etj”, thotë Bardhyli.

Bardhyli përfundon se mbështetja e letërsisë edhe autorëve shqiptarë është në vëmendje të Qendrës Kombëtare të Librit edhe Leximit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja