Një vendim i Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Fier ka bërë që mbi 30 familje të Drenovës së Poshtme në Bashkinë Mallkakastër të ngrihen në protestë.

Bëhet fjalë për 6400 metra katrore tokë e mbjellë me ullinj, që sipas banorëve, pronari që pretendon këtë tokë Sulo Cuedari, i ka të falsifikuara dokumentet.

Kjo parcelë është jashtë ligjit 7501, ka qenë kullotë e fisit Hoxhaj” tha një banor. Një tjetër u shpreh se ‘Me këtë tokë ne jemi ushqyer dem baba dem” ndërsa një tjetër tha se, ‘Toka është e Bujar Hoxhës. Toka është mbjellë me ullinj”.

Pronari tjetër pretendues Bujar Hoxha , i cili ka mbjellë dhe ullinjte para shumë vitesh, thotë se kjo parcelë është jashtë ligjit 7501. 

Hoxha pretendon se me një vendim gjykatë të vitit 2014 prona u tjetërsua. Kjo pronë, thotë ai, është e gjithë fisit dhe do ta mbrojmë me kokë deri në pikën e fundit. 

Nga ana tjetër, Pëllumbi, njëri prej djemve të pronarit Sulo Cuedari, e hedh poshtë pretendimin e se ai ka marrë një vendim të gjykatës me dokumente të falsifikuara. 

Ai paraqet vendimin e gjykatës dhe dokumentin e pronësisë duke u shprehur që kjo tokë është e tij dhe sipas ligjit fisi Hoxha duhet të largohet.

Kam marrë nga Kthimi i Pronave me vendim gjyqi të Apelit të Tiranës, të Apelit të Vlorës, Administratives së Vlorës dhe këta zotërinjtë që më kanë zaptuar tokën më thonë se kam falsifikuar dokumentet

Protestuesit kërkojnë nga gjykata që të bëjë drejtësi, në mënyrë që të shmangen konfliktet e mëtejshme.

mallakaster

mallakaster

mallakaster
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)