Mbrëmë në një studio televizive një banor që preket nga projekti i Unazës së Re denoncoi se “i janë kërkuar nga sekserë të ALUIZNI-t, të cilët ai nuk i njeh, 30 mijë euro për të legalizuar një objekt”. Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t ka reaguar menjëherë duke i kërkuar zyrtarisht Prokurorisë të hetojë mbi pretendimin e ngritur nga qytetari dhe jo vetëm.
ALUIZNI thekson se në kuadër të transparencës dhe mos përbaltjes të institucionit, i kërkojmë organeve kompetente të reagojnë dhe t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së këtij rasti. ALUIZNI angazhohet të bashkëpunojë me prokurorinë për të vënë para përgjegjësisë ligjore këdo të përfshirë.
Gjithashtu “ftojmë qytetarin denoncues që, nëse i qëndron deklarimit publik, të na paraqesë informacionet që disponon për këtë rast që, me sa të mundemi të japim kontributin tonë për sqarimin e rastit. E themi këtë, pasi gjykojmë që gjendja e rënduar emocionale e tyre, nuk mund të bëhet shkak për të krijuar ankth dhe premise çorientuese tek masa e qytetarëve në nevojë që qetësisht vijojnë të ndjekin procedurat e legalizimit.
Institucioni i ALUIZNI-t është duke vijuar punën për të përmbyllur procesin e legalizimit sikundër premtuam 5 vite më parë, në nisje të punës sonë. Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve mbi të gjitha për të denoncuar rastet korruptive që ndeshin në zyrat e institucionit”mbyllet deklarata e ALUIZNI-t.
Prej dy javësh banorët e Unazës së Re që preken nga projekti dhe nuk kanë të legalizuara banesat vijojnë protestat duke kërkuar dëmshpërblim të plotë. Por ARRSH ka deklaruar se dëmshpërblim do të marrin vetëm ata që kanë banesat me leje, ndërsa të tjerët qira 3 vite dhe përparësi në bonuset e strehimit.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I bllokuan llogarinë 1.5 mln euro, ish-drejtori i ALUIZNI-t çon në Gjykatë Drejtorinë e Pastrimit të Parave: Më kanë shkaktuar dëm të madh
27 Shtator 2021, 13:37
-
KLSH kallëzon në prokurori 3 ish-drejtorë të Kadastrës në Korçë dhe ish-drejtorin e ALUZINI-t për shpërdorim detyre
10 Gusht 2021, 17:53
-
Kurbani në Astir, gjithë mashtrimet për rrugën drejt Tiranës
29 Korrik 2021, 15:33
-
ALUIZNI legalizon muzeun e fotografisë ‘Marubi’ në Shkodër
17 Korrik 2021, 19:45
-
Protesta e Astirit/ Balliu pranë Gjykatës së Tiranës: Të bashkohen çështjet në një të vetme, qytetarët po arrestohen nga dëshmitë e efektivëve
21 Dhjetor 2020, 12:44
-
Shtyhet seanca për çështjen e 'Unazës së Re'/ Balliu: Unë s'rri t'i bie samarit, por gomarit dhe ai është Rama! Ka bërë koalicion me COVID-in, e ka vendin te '313'
4 Nëntor 2020, 12:00
-
Banorët e Unazës së Re ndjesë Klevis Balliut: Të kishin zili, Basha të të fusë në listë për deputet
8 Tetor 2020, 10:54
-
Veliaj sfidon Bashën: Pse s’më hedh në gjyq kur them se e le protestën në Astir për makinën 130 mijë euro?
4 Tetor 2020, 19:28
-
Ofendoi policët, shoqërohet në polici 'protagonisti' i protestës së 'Astirit': Nuk trembemi, bëhemi më të fortë
3 Tetor 2020, 20:55
-
Veliaj tjetër akuzë Bashës: Premtove harakiri te Unaza, pse e le protestën? A more një makinë 130 mijë euro nga një nga kontraktorët? (VIDEO)
2 Tetor 2020, 18:51
-
Veliaj akuza të rënda Bashës: Mbylle protestën e rrugës së Kombit dhe Astirit në këmbim të 4 vilave, u pasurove bashkë me kunatin
1 Tetor 2020, 22:03
-
Në kërkim prej 9 muajsh për pasojat e tërmetit, arrestohet ish-punonjësi i ALUIZNI-t Durrës
27 Gusht 2020, 10:54