Një mjek neuro-psikiatër në Spitalin e Gramshit është arrestuar nga Policia e Elbasanit, për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike"
Ç.Z., 60 vjeç, u ndalua pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ "Fiks Fare", ku mjeku i ka marrë një personi me inicialet A.S, shumën prej 30.000 lekë. Këto para ai i mori me premtimin e dhënies së KEMP-it, për babain e tij.
Policia thotë se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme.