Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë përfituar shpërblime financiare, pas një vendimi të marrë rreth 10 ditë më parë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, me rastin e festave të fundvitit.
Burime bëjnë me dije se ditën e sotme fondet kanë kaluar në bankë për të gjithë përfituesit.
Sipas të dhënave, çdo punonjës policie ka përfituar nga 30 mijë lekë (të reja) shpërblim. Ndërkohë, efektivë të veçantë që kanë kryer detyra të rëndësishme dhe angazhime specifike kanë marrë një pagë të plotë shtesë.
Risi në këtë vendim është edhe përfshirja e punonjësve civilë brenda Policisë së Shtetit, të cilët për herë të parë kanë përfituar një rrogë të plotë shpërblim.
Po ashtu, burimet konfirmojnë se është kryer pagesa e plotë edhe për orët e natës, orët suplementare, dietat dhe përfitime të tjera financiare të prapambetura, duke mbyllur detyrimet ndaj punonjësve të policisë.
Komente












Po per policine e burgjeve perse nuk ka page apo shperblim per vit te ri si ka mundesi qe drejtori i policise se shtetit Ilir Proda beri te mundur marrjen e shperblimit per policine e shtetit ndersa drejtori yne i pergnitheshem asnje shperblim per policine e burgjeve ku perballen cdo dite me kriminele
Përgjigju