FRANCË – Presidenti i SHBA-ve dhe ai i Rusisë janë takuar për rreth 30 minuta gjatë pushimit në Samitin e Klimës në Paris.

Barack Obama dhe Vladimir Putin kanë diskutuar ndër të tjera dhe për konfliktin më të fundit mes Rusisë dhe Turqisë lidhur me rrëzimin e avionit në kufi me Sirinë.

Obama i ka shprehur homologut rus keqardhje për incidentit duke i bërë të ditur se SHBA-të nuk mbështesin përshkallëzimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Dy liderët gjithashtu kanë diskutuar dhe për Sirinë duke diskutuar në detaje për një zgjidhje politike për luftën civile.

Obama ka përsëritur se është i nevojshëm largimi i Basha al-Assad dhe ka kërkuar që operacioni ushtarak të fokusohet kundër ISIS dhe jo kundër opozitës së moderuar.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)