Ndihmë Italisë me 10 mjekë e 20 infermierë, Rama: S'mund t'i mbajmë rezervë kur atje ka shqiptarë të prekur! Di Maio: Treguat vlerat europiane

TIRANË- Pas Rusisë dhe Kinës, Shqipëria është vendi i tretë që ofron ndihmën e saj me mjekë dhe infermierë për pandeminë e COVID-19, me përballimin e shpenzimeve nga buxheti i shtetit tonë. 10 mjekë dhe 20 infermierë nga Shqipëria kanë mbërritur në Itali pasditen e sotme në Itali për të ndihmuar në kuadër të situatës alarmante të COVID-19. Të veshur me veshjen mbrojtëse ndaj këtij virusit, mjekë dhe infermierë nga e gjithë Shqipëria lanë sot Shqipërinë, për të ndihmuar Itaninë e gjunjëzuar nga koronavirusi, si një shenjë falenderimi në emër të të gjithë shqiptarëve.

Në ceremoninë e përcjelljes, kryeministri Edi Rama i falenderoi për gatishmërinë, e ndërsa u ktheu përgjigje të gjithë atyre skeptikëve që u shprehën me habi se përse Shqipëria duhet të çojë mjekë dhe infermierë në Itali, kur ka nevojë vetë.  Është nje tregues, sipas Ramës, se Shqipëria nuk i braktisë miqtë kur janë në momente të vështira. Nga ana tjetër, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastiliu u premtoi se për aq kohë sa ato nuk do jenë këtu, do kujdeset shteti për familjet e tyre.

Mjekët do të qëndrojnë për një muaj në Itali dhe do të paguhen nga Shqipëria. Vendimi është marrë nga qeveria shqiptare pas një marrëveshje të arritur më herët mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian, Luigi di Maio.  Bluzat e bardha që do të ofrojnë shërbim shëndetësor do të shpërblehen 3 000 euro në muaj për mjekët dhe 2500 euro në muaj për infermierët.  Ato do të priten në aeroport nga ministri i Jashtëm italian, Di Maio. Fondi prej 11 milionë lekësh për shpërblimin e personelit shëndetësor, mjekë dhe  infermierë, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit  të shtetit, miratuar për vitin 2020. Përzgjedhjen e mjekëve dhe infermierëve e ka bërë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Mjekët do të qëndrojnë në Itali një muaj, jo vetëm për të dhënë jo vetëm kontributin e tyre por edhe për të marrë eksperiencën nga mjekësia italiane që po përballon pandeminë me shifra të mëdha të prekurish dhe viktimash. Kjo ndihmë vjen si pasojë e akordit të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:11
'Italianët më ndihmuan kur shtëpia m'u shkatërrua nga tërmeti, sot është detyrim moral'...Historia e mjekut që nga sot nisi misionin në Lombardi

Një detyrim moral, e kanë lexuar 30 mjekët dhe infermierët misionin e tyre në Itali, në shenjë falenderimi që qëndruan pranë shqiptarëve në momente më të vështira. Kujtimi më i fundit është nga tërmeti. Një prej mjekëve që sot po shkon të ndihmojë Italinë në betejën e saj me koronavirusin, ka përjetuar drejtpërdrejtë ndihmën që italianët u dhanë shqiptarëve më 26 nëntor sot po "ua kthen nderin"

"E kemi detyrim moral sepse në rastet e vështira kur Shqipëria kaloi Italianët ishin të parët që na ndihmuan në rastin e tërmeti, se unë banoj pikërisht në zonën ku ma shkatërroi shtëpinë tërmeti", tha mjeku.

Të tjerë e lidhin me profesioni e tyre human dhe ky është momenti i duhuar për ta treguar.

"Duke qenë se profesioni ynë është human, vendosëm që të japim dhe ne kontributin tonë"

"Mendoj se është momenti i duhur për të dhënë kontributin tonë"

"Duke qenë se kjo është  një pandemi, duhet dikush të sakrifikohet apo të jap një shembull altruist"

"Dua të jap kontributin tim"

"Më pëlqen të përfaqësoj vendin tim dhe të tregojmë vlerat se kush jemi me të vërtetë", tha disa nga mjekët që sot u nisën në Itali.

Ora 20:05
30 mjekë dhe infermierë në Itali/ Meta: Kjo sakrificë do forcojë marrëdhënien mes sy vendeve dhe popujve

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar vendimin për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali. Ai shprehet se ku gjest do të forcojë më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve.

"Mirënjohje dhe krenari për 30 mjekët dhe infermierët tanë, të cilët do shërbejnë në rajonin më të prekur nga pandemia në Italinë fqinje. Ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë", shkruan Meta.  

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta
Ora 19:52
Shqipëria solidarizohet me Italinë për COVID-19, BE: Flamuri juaj meriton të valëvitet mes atyre të unionit tonë

Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me solidaritetin e Shqipërisë me Italinë duke i dërguar 10 mjekë dhe 30 infermierë duke e cilësuar si një vlerë që demonstron se flamuri i Shqipërisë meriton të valëvitet mes atyre të familjes europiane. Twitteri i BE u shpërnda edhe nga ambasadori i BE, Luigi Soreca i cili shkruajti në shqip 'Faleminderit shumë Shqipëri'.

"Solidariteti i treguar demonstron një arsye tjetër të mirë që flamuri i Shqipërisë të valëvitet mes flamujve të Bashkimit Europian sa më shpejt të jetë e mundur. Fryma e tyre e solidaritetit dhe afërsisë që po demonstrojnë me këta njerëz këtu është pikërisht ajo vlerë e përbashkët që lindi dhe krijoi Bashkimin Europain", shkruan BE në Twitter

Ora 18:48
'Corriere Della Sera' artikull kushtuar ndihmës në luftën kundër COVID-19: 30 mjekë shqiptarë do të mbështesin vendin tonë

1585417800_corriere1.jpg

Media e famshme italiane Corriere Della Sera i ka kushtuar një artikull mbërritjes së 10 mjekëve dhe 20 infermierëve në Itali në ndihmë për luftën ndaj COVID-19.

Tridhjetë mjekë shqiptarë do të arrijnë për të mbështetur vendin tonë në urgjencën e koronavirusit.

Mjekët do të zbresin pasdite në Romë, por të gjithë do të operojnë në Breshia.

Ardhja e personelit shëndetësor është rezultat i një bisede që u zhvillua të premten mes Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio për kërkimin e solidaritetit dhe ndihmës ndërkombëtare,  siç ndodhi tashmë me Kinën dhe Rusinë për të dalë nga faza kritike.

Mjekët do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria.

Kryeministri Rama tha se ai nuk mund ta shihte Italinë në atë vështirësi dhe foli për ndihma sepse shqiptarët e duan Italinë.

“Mjekët shpëtojnë jetë dhe tani si një vend ne po rizbulojmë vlerën më të rëndësishme që është jeta”, komentoi Di Maio.

Ora 17:52
Mbërrijnë në Itali 10 mjekë dhe 20 infermierë, Di Maio: I treguat BE-së vlerat europaine, që disa vende i harruan

Kanë mbërritur në Itali 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë në Itali, ku janë pritur nga Ministri i Jashtë Italian, Luigi Di Maio. Mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë në një spital në zonën e Lombardisë në Itali, zona më e nxehtë dhe janë pjesë e 3 mijë vullnetarëve që i’u përgjigjën thirrjes për t’u bashkuar në luftën kundër COVID-19.

Ministri italian, Di Maio shprehu falenderimet që Shqipëria iu përgjigj thirrjes së Italisë për ndihmë duke treguar edhe njëherë vlerat europiane në këtë kohë të vështirë duke u solidarizuar më popullin italian.

Ai gjithashtu informoi se 30 bluzat e bardha shqiptare do të shërbejnë në një spital në Lombardi, pika më e nxehtë në luftën kundër koronavirusit dhe puna e tyre do të nis që nesër.

'Dua të falenderoj publikisht  kryeministrin Rama dhe qeverinë e popullin shqiptar  për solidaritetin e madh që po tregojnë. Rama mbajti një fjalim mjaft prekës para nisjes së mjekëve dhe infermierëve, për të cilin e falenderojë dhe treguan edhe një herë se shpirti i tyre i solidaritetit është vlera europiane që bashkon BE dhe që po ia kujton shumë vendeve të BE në këto momente të vështira që po kalojmë', tha Di Maio.

Ora 17:34
Aeroporti i Rinasit si kurrë më parë, 'pushtohet' nga heronjtë me bluza të bardha
1 / 3
2 / 3
3 / 3

Aeroporti i Rinasit pasditen e kësaj të shtune ka dhuruar një pamje krejtësisht ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim vitet e fundit. Ai është "pushtuar" nga heronjtë e bluzave të bardha, të cilët po nisen drejt Italisë për të ndihmuar shtetin mik në këtë situatë të vështirë që po përjeton në betejën me koronavirus. Të gjithë janë të veshur me veshjen mbrojtëse, me valixhe në duar për të ndihmuar sado pak Italinë, e cila po lëngon nga koronavirusi.

Ora 16:19
Manastirliu- mjekëve: Për sa kohë s'do jeni këtu, do kujdesemi ne për familjet tuaja! Rrugë të mbarë

Në ceremoninë e përcjelljes, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu falenderoi mjekët, teksa u dha një premtim. Për aq kohë sa ata nuk do jenë në shtëpitë e tyre, do të jetë shteti që do të kujdeset për familjarët e këtyre heronjve.

"Një pjesë janë të rinj, japin një mesazh duan të jenë modeli i asaj që ne kërkojmë nga mjekët, modeli  heronjve të heshtur që sot janë të parë në këtë betejë. Janë nga e gjithë Shqipëria, një mision për jetën dhe një gjë u thashë para se të vinit ju, do doja që askush të mos binte pre e këtij armiku, ju premtojmë se për aq kohë sa ju nuk do jemi këtu, do kujdesemi ne për familjarët tuaj", tha Manastirliu.

Ora 16:10
Rama: E di që ju duket e çuditshme që po çojmë mjekë në Itali, por ne nuk e braktisim mikun në ditë të vështira

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim falenderuar për mjekët që kanë shprehur gadishmërinë për të luftuar ndaj koronavirusit.

"Ju falënderojë për gatishmërinë, e di që disave u duket e çuditshme që 30 mjekë dhe infermierë të armatës sonë të vogël nisen sot për në vijën e zjarrin. E di po ashtu se nuk e përmbysin raportin mes forcës vrastare dhe atyre të mjekëve që luftojnë për ta mundur, por di që edhe andej është shtëpia jonë që kur Italia na shpëtuan dhe na mikpritës dhe adaptuan në shtëpinë e tyre kur Shqipëria digjej nga dhimbjet e papërshkrueshme. Ne po luftojmë me të njëjtin armik të padukshëm, nuk mund t'i mbajmë rezerve teksa në Itali po kurohen shqiptarë që janë plagosur nga armiku. E vërtetë që të gjithë janë mbyllur në kufijtë e tyre, edhe nga vendet e pasura, por mbase ngaqë nuk jemi të pasur dhe nuk na ka lënë kujtesa nuk mund të lejojmë që të mos i tregojmë Italisë qe ne nuk e braktisim mikun në vështirësi. Askush nuk fiton dot e vetme, ju po niseni për një luftë që është edhe e jona. Sot jemi të gjithë Italian dhe Italia duhet të do ta fitojë luftën edhe për ne, edhe për të gjithë Europën dhe botën", tha Rama.

Ora 15:53
Koronavirusi- Rama përcjell drejt Italisë 30 mjekët/ Foto ekskluzive nga Rinasi

10 doktor dhe 20 infermierë janë drejt nisjes në shtetin fqinj, Italinë e gjunjëzuar nga koronavirusit. Të veshur me veshjen mbrojtëse dhe maska ata do të japin kontributin e tyre për të përballuar situatën me koronavirus, por edhe për të marrë eksperiencën nga mjekësia italiane që po përjeton një nga momentet më të vështira në kohërat moderne.   Të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të përdoret teknologjia në Zgjedhje?

Komento

Komente

  • Kolja Kure do te perfundoje ne Rec te Shkodres !: 29/03/2020 09:38

    Atje te presin pushimet Verore dhe Dimerore Si ne Kavalishence.. Edhe nje Bllok ne laps do ta japin me vete,,te shenoshe sa here Kure te dalesh ne Hajrosje..

    Përgjigju
  • Mili: 29/03/2020 08:32

    Disa nga komente por kryesisht nje gazete e jorgove te jorgerise shkruan me ironi se shqiptarët e bejne kete si shperblim për atë qe Italia bëri për ne por harrojne së mardheniet Itali-Shqiperi janë ketu e 3000 vjet. Mbase Jorgot nuk e dinë kete gje .

    Përgjigju
  • Zana: 29/03/2020 01:25

    Moj ministre moj b*çe,,si i con mjeket keshtu drejt vdekjes...

    Përgjigju
    • Bobi: 29/03/2020 08:49

      Ti Zana truthara, mos fol me gojen plot. Rri thith k..arin se per ate pune je

  • Fatmiri: 28/03/2020 21:50

    Bravo te madhe per kete veprim te larte te shtetit shqiptar per dy arsye : Se pari,shpirti human arberor vazhdon gulfoje pavaresisht [email protected] [email protected] dhe Se dyti,ne shenje mirnjohje te paharruar per ndihmen e paçmuar qe i ka dhene populli Italian arberoreve/shqiptareve nga mesjeta e deri ne ditet e sotme.

    Përgjigju
  • Vertete krenari..: 28/03/2020 21:18

    Uroje dhe zoti i ndimofte .. Por Lexova te gjitha KOMENTET .. Askush nuk lavderoi edhe Floririn qe mezi prete me Bllok ne dore tembahe shenime ..

    Përgjigju
    • Likja: 29/03/2020 07:53

      Do ta kishim falenderuar shume presidentin nese ky perversi i gjate do e kishte degjuar kur presidenti kerkoi te mbylleshin kufijte sapo plasi ne Itali. Kenaquni o Afrikanet e Evropes kur shikoni doktoret tuaj te veshur si palaço qe percillen nga nje palaço. Hiqni dore nga propaganda. Populli italian ka vite qe degjon ne lajme per tonelatat e hashashit shqiptar. Krenari thon krimbat e Edi Rames! Keni pare ndonje k.minister evropian te merret me keto gjera?! The show must go on

  • Qytetari: 28/03/2020 20:45

    Ju lumte jeni 30 Yje.Qe ndrini

    Përgjigju
  • Altin: 28/03/2020 20:22

    Bravo Bravo shtetit shqiptare e meritojne populli Italiane edhe pse jemi nje vende i vogel sote treguam se sa shume e duam italin dhe se sa shume pershtatemi me italianet.suksese suksese doktorave dhe infermierve.Bravo

    Përgjigju
  • Ceta Blenard: 28/03/2020 19:47

    Nje gje e vogel po me zemer te madhe italia e meriton na ka ndryshuar jetat tona ! Bravo bob Rames dhe pse ditet me te keqija ketij populli do i vin mbasi te iki kjo koler e keqe te ndihmosh njeres ne rrezik esht vertet vyrtyt sh i mire njerezor dhe ne duhet te bertasim forte per kete

    Përgjigju
  • Lule: 28/03/2020 19:18

    Shume e emocionuar dhe e prekur. Faleminderit pa fund mjekeve dhe infermiereve dhe kryeministrit dhe ministres se shendtesise qe po tregojne me kete veprim vlerat qe vertete i kemi ne pjesen me te madhe. Respekte dhe falenderime Zoti i Bekofte dhe i kthefte shendoshe e mire prane familjeve te tyre.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 28/03/2020 19:07

    Shembulli me o fundit i ndihmes italiane eshte termeti i tmershem tek ne.Te mdihmosh nje vend qe na ka ndihmuar gjithmon eshte nje obligim qe kemi ne si komb.Bravo u qofte mjekeve dhe infermiereve pasi jan vertet heronj.Kjo eshte lufte dhe heronjt tane shkuan ne lufte me kete armik te tmerrshem.

    Përgjigju
  • A...Zh: 28/03/2020 19:06

    Ata te 30-te perfaqesojne mbi 3 milion zemra shqiptare qe rrahin forte per Italine mike! Numri mund te jete simbolik referuar nevojave atje, por mesazhi sic vet situata eshte i jashtezakonshem. Faleminderit mjekeve e infermierve tane, dhe Zoti i bekofte! Forca Itali, forca bukuroshe, te duam!

    Përgjigju
  • Fredi: 28/03/2020 19:01

    Pak informacion per shqiptaret: Nuk e keni kuptuar se e gjithe kjo eshte propogande. Italia nuk ka nevoje per 10 mjek e 20 infermiere sepse 1 jave me pare apelit per ndihme i jane pergjigjur 7000 mjek italiane. Ligjerisht ne Itali nuk mund te ushtroje profesionin asnje mjek e infermier jashte komunitetit europian pa bere konvalidimin e diplomes qe do te thote vite per dokumentet e per provimet qe duhet te japin. Mjeku qe punon ne Itali duhet te kete sigurim profesional per demet qe mund ti shkaktoje pazientit. Nuk di se kush i paguan sigurimet per keto mjeke (ne Itali asnje agjensi nuk te siguron pa patur leje te ushtrimit te profesionit). Me pak fjale keto mjeke ne Itali punojne jashte ligjit italian e gjykata italiane mund ti denoje. Qeveria shqiptare asnjehere nuk eshte interesuar te mbroje mjeket shqiptare te ardhur ne Itali nga sorollatjet e diskriminimet qe i ben ministria e shendetesise Italiane mjekeve te huaj. Per keto arsye ju them qe eshte thjesht propagande si nje mjek qe punon ne Itali dhe njeh mire problemet ne mjeksine italiane

    Përgjigju
    • AD88: 29/03/2020 00:46

      Po pse kur erdhen nga kina , rusia e kuba si i lejuan ? Kush po pyt per ligje eshte emergjence globale.

    • Teknik: 28/03/2020 20:17

      Fredooo jemi mars 2020 jo mars 2019....kuptimin merre vete me mend nese arrin ta kuptosh..

    • Italioni: 28/03/2020 20:01

      Ooo fredoooo per raste emergjente i kane ndryshuar ligjet per marrjen ne pune dhe extracomunitaret ooo fredooo,eshte emergjence dhe jane ndihme si nmjek te jashtem o freedooo jo me contrate na azienda opsedaliera o fredoo ,njesoj si kubanet,eshte emergenzia nacionale kushnpo pyte per siguracione ,pastaj keta me marrveshje qe kane bere i paguan shqiperia oo fredo e keta regjistrohen si volontariato ne itali ooo fredooo

  • TROPOJA: 28/03/2020 18:59

    ZOTI JU RUAJT KRYEMINISTER.

    Përgjigju
  • xhelil serjani: 28/03/2020 18:52

    Jam infermier punoj ne itali ne Milano ne spitalin San paolo.Jam i emocionuar qe vendi im i gjendet prane Italise ne kete situate tragjikeNe po kurojme pz italiane sikur te jene prinderit tane me dashuri e perkujdesje.Nje faleminderim te vecante shtetit tim dhe te gjithe inf.mjekeve e operatoreve socio sanitar qe po po u gjenden perkrah pz. italiane.Jam krenar qe jam shqiptare.

    Përgjigju
  • Eli: 28/03/2020 18:00

    Jame shum e enocionuar , bravo ne raste te tilla e tregojme se ne jemi Shqipetaret e vertete ,qe nuk i braktisim miqet ne rast nevoje me mundesit qe kemi, Ndihem vertet shqiponje qe fluturon lart

    Përgjigju
  • L.S: 28/03/2020 17:53

    Nderi shperblehet me nder, Italia avokate e mire e shqiperise per ne BE, Italia e para dhe me vleren me te larte por edhe me specialist ne termetin e tmershem. Prandaj e meritojne besen dhe nfihmen tone modeste, bravo mjekeve trima dhe Edi Rames , tregoni vlerat tona dhe kthehuni me fitore!

    Përgjigju
  • Xhuii: 28/03/2020 17:07

    Nuk esht shqipria vendi 3 por i 4. Ka cu dhe Cuba mjek ne Itali

    Përgjigju
  • CaBone: 28/03/2020 17:07

    E kom lexu lajmin me lot ne sy. Nje super Bravo te madhe atyre heronjve qe shkojn ne nje vend si Italia ne kto koh te veshtira. Sa do numer i vogel por me Domethenje dhe Zemer te madhe per nje fqinj ne nevoj dhe qe na eshte gjindur ne ditet me te veshtira. Ku a boft zoti hallall qumshtin e nones te gjithve juve. Respekte pa fund. Shpresoj qe Njerzimi te nxjerri mesim nga kto koh te veshtira dhe ti japinfund babziz te pa fund.

    Përgjigju
  • Dani emigrand Bergamo: 28/03/2020 17:06

    Zoti te bekofte Edi Rama.Te ndjekim me vemendje dhe je i gjendur popullit shqiptar ne ditet me te vedhtira.Gjesti qe po ben me mjeket e ifermieret qe dergon ketu ne vater te luftes vec hero te ben

    Përgjigju
  • Kaltra: 28/03/2020 16:59

    Bravo te madhe ekipit shqiptar qe do luftojne covid 19 ne Itali !!! Nje falenderim i madh per Edi Ramen,per masat qe morri ne kohe dhe qe vazhdon çdo dite te udheheq nje lufte te madhe me covid 19 .Zoti na ndihmofte te dalim me sa me pak jete te humbura.Ekipi shqiptar te na vi shendoshe e mire dhe me fitore !!! PARA SHQIPERIA !!!

    Përgjigju
  • Altin: 28/03/2020 16:55

    Bravo kjo eshte nje gje shume e vogel,por me nje domethonje te mathe.bravo

    Përgjigju
  • MURAT HULI.: 28/03/2020 16:44

    Fjalet me te mira per qeverine shqiptare dhe kontigjentin qe kontribon per shtetin e popullin italian. Urime.

    Përgjigju
  • Ilir: 28/03/2020 16:41

    Miresevini vellezer! O sot o kurre! Zoti ju ruajte! Ketu gjendja eshte katastrofe por bashke do ja dalim. Krenar me shume se kurre qe jam shqiptar. Krenar gjithashtu qe jam shtetas I ketij vendi te madh qe quhet Italia.

    Përgjigju
  • A.M: 28/03/2020 16:31

    Zoti ju ruajt

    Përgjigju
  • Vlora: 28/03/2020 16:23

    Respekte. Dhe te kthehen shendosh e mire

    Përgjigju
  • Bravo: 28/03/2020 16:22

    Bravo e madhe! Italia sna ka len kurr ne balte ne shqiptarve.e meriton ti gjendemi prane sado pak

    Përgjigju
  • A. N.: 28/03/2020 16:13

    Ketu e meritojne nje bravo mjeket qe po shkojne te ndihmojne shtetin fqinj te cilit i kemi borxh te gjitha investimet qe ka bere per ne keto 30 vitet e fundit

    Përgjigju
  • Kafsha: 28/03/2020 16:04

    Bravo, ndihmoni Italinē por mbyllni kufijtë me jorgotë

    Përgjigju
    • si mundet?: 28/03/2020 19:16

      si mundet nje kafshe te behet njeri??jo nuk ka shanse..shtaze do vdesi.shtaz lindi.si shtaz u edukua dhe si shtaz do vdesi

  • Hektor: 28/03/2020 15:40

    Urime mjeke dhe infermierve shqiptar ju urroj pune te mbare e suksese ne inisiativen tuaj per te dhen Edhe ju kontributin tuaj ndaj vellezerve taliane Zoti ju bekoft ju dhe zotin EDI RAMA!!

    Përgjigju
  • Vita Koroni: 28/03/2020 15:31

    Po mundohem te hym tekalbani dhe spo na pranon ku te drejtohemi se jetoj vetem Jam ne letrat per pesjon qe ne janar dhe akoma asnje pergjigje ju lutem na thoni ku te drejtohemi

    Përgjigju
  • meri: 28/03/2020 15:26

    Bravo....mik i mire ne kohe te veshtire,se bashku do t'ia dalim me mire.

    Përgjigju
  • Emigranti 2: 28/03/2020 15:24

    Asnje kanal tv italian nuk e ka dhene lajmin per mjeket shqiptare,cudi! per ruset kubanezet e kinezet folen te gjith tv!

    Përgjigju
    • Xxx: 28/03/2020 16:46

      Kujtojne se jane skiftera nga laci prandaj nuk e kane dhone lajmin. Nje bravo te madhe per doktorat e infermierat.

  • Ben Tironci: 28/03/2020 15:13

    BRAVO Edi Rama je Gjigand

    Përgjigju
  • Albania: 28/03/2020 15:09

    Rruge te mbare dhe behunj pjese e fitimit te kesaj lufte ne Itali.

    Përgjigju
  • Alfred: 28/03/2020 15:03

    Nje bravo te madhe kesaj radhe, Italia eshte ne veshtirsi edhe pse ka sistemin sanitar nder me te miret ne bote, besoj te gjithe e kane ne zemer ate vend qe personalizon shume per njerezimin dhe mos ti hyjme historise sepse ka shkruar libra dhe jo faqe te tere per te. Lufta ndaj ketij virusi e beri edhe njehere boten shume te vogel dhe realisht do te nxjerre ne drite vlerat qe bart gjithsecili vend. Vlen shume te thuhet sot "mik i mire ne dite te veshtire" dhe Italia e ka bere kete me ne dhe ja qe paradoksalisht nje dite sadopak t'ja shperblejme, do te doja te ishin me shume mjek dhe infermiere por gjithsesi ka vlere gjesti. Kujtoj qe sot qe flasim ne Itali japin ndihmen e tyre te pakten 1100 mjek shqiptar te diplomuar aty dhe sa e sa infermiere dhe vet qe po shkruaj jam nje nga ata qe u kthye. Te lutemi ashtu si edhe Papa Francesco u lut dje qe keto "mjegulla te erreta te largohen nje here e pergjithmone nga njerezimi". Kolege ndihmoni dhe tregoni vlerat tuaja, pune te mbare.

    Përgjigju
  • Edi: 28/03/2020 14:48

    Nje nga keta mjek eshte nje miku im qe kam shm respekt .Bravo ju qofte qw ndihmuat nje popull mik ne nje moment te tille.Ju jeni heronj e heshtur .Bravo Alfons Metaj.

    Përgjigju
  • Populli: 28/03/2020 14:42

    Bravo... Italia e meriton .. Ndoshta nuk eshte fqinji ideal ne disa periudha historike shumeshekullore por eshte fqinji yne me i mire i mundshem, me me shume shpirt dhe humanizem ..na ka dhene jete dhe shpirt per te kuptuar jeten dhe boten...eshte rradha e jone ti japim jete dhe te mbrojme jeten e fqinjit tone te dashur.. Zoti e dashte dhe e mbrojte Italine !!!

    Përgjigju
  • Ermjona: 28/03/2020 14:21

    Te rrengjethet mishi kur degjon kete solidaritet per popullit italian .Atij shteti sot i duhet ndihme pasi Europa e la ne balte ne diten me te veshtire.Bravo ..bravo mundesisht edhe me shume infermier dhe doktor qe kane mbaruar shkollen ose qe jane ne shkolle te nisen dhe te mbrojne njerezimin.

    Përgjigju
  • Andi BEJLERI: 28/03/2020 14:16

    Bravo .Nuk ka rrug tjeter . Bravo Edi Rama . Vetem me vjen keq per te varferit. Do doja te kisha mundesi ti jepja buk te gjithve.

    Përgjigju
    • CaBone: 28/03/2020 19:48

      Nuk je i vetem vlla ka dhum si ty. Por po bejm sa mundemi brenda mundsive. Respekte

  • Altin: 28/03/2020 14:12

    Shume vendim i mire. Pervecse ndihmojme italine dhe u tregojme europianeve cfare do te thote solidaritet, nuk duhet te harrojme se kemi mbi 600 mije shqiptare ne itali.

    Përgjigju
  • arbeni: 28/03/2020 14:06

    MOS SHKONI SE DO INFEKTOHENI NE ITALI,,,,,ATJE SPITALET JANE PLOT,,,,MOS U GENJENI NGA RROGAT 3000 EURO,,,,,ME MIRE RRINI NE SHTEPI DHE JENI SHENDOSHE E MIRE....

    Përgjigju
  • Niku: 28/03/2020 13:57

    Bravo stafit mjekesor per guximin dhe solidaritetin. Me Italine jemi ne borxh se na ka ndihmu ne 90-en kur s'kishim buke, edhe na kane ndihmu me emigrantet. Respekte. Rrofte Shqiperia dhe Italia.

    Përgjigju
  • Erik: 28/03/2020 13:57

    Vendimi i duhur ne momentin me te veshtire per Italine mike. Vajtshin dhe u kthefshin shendoshe e mire dhe kontribuofshin ne shpetimin e sa me shume jeteve.

    Përgjigju
  • EndriD: 28/03/2020 13:51

    Bravo bravo, urime. Suksese.

    Përgjigju
  • 007: 28/03/2020 13:47

    Bravo Vendim i duhur ne kohën e duhur

    Përgjigju
  • Durim lamaj: 28/03/2020 13:39

    Vendimi me i duhur bravo kryeminister jam63 vjec dhe zbatoj me perpikmeri karantinen.per vete femijet e mi dhe niperit qe dua ti mar ne krah pas virusit.po nuk u ixolova nuk kam shance ti mar ne krah.pra.vetizolimi ne radhe te pare me sherben mua dhe pstaj shoqerise.te moshuar rrini ne shtepi

    Përgjigju
    • Zyber: 28/03/2020 15:43

      Me mire sekaq,prishet! Ishkelqyer vendimi i Qeverise dhe i mjekeve e infermiereve Miku i mire ne dite te veshtire.E meriton Italia nje veprim te tille te shqiptareve!



×

Lajmi i fundit

John

Këshilli bashkiak i Durrësit miraton listat e përfituesve të grantit për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit