30 Qershori, Rama: Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh dhe bojkot

Kryeministri Rama u shpreh se në 30 Qershor qytetaria fitoi përgjithmonë luftën për zgjedhjet dhe se historia nuk do të njohë më djegie mandatesh apo bojkot zgjedhjesh sikur bëri opozita. "Një numër votash për kandidatët tanë, që është një bazë shumë domethënëse për të vijuar më tutje. Ky është vendi për të përsëritur atë që thash në mbrëmjen e 30 Qershorit, 'ne nuk është se fituam një betejë zgjedhore të radhës për bashkitë, por Shqipëria, qytetaria fitoi përgjithmonë luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve sepse Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, parti molotovësh, bojkot zgjedhjesh dhe as fronte armiqësore kundër të drejtës së qytetarëve për të zgjedhur. Ata që guxuan dhe e ndërmorën këtë aventurë e pësuan jo vetëm për vete, por edhe për të gjithë ata që vijnë më pas" tha ai.


Lajmi kryesor:

8 ndryshime në kupolën drejtuese të PS! Paralajmëron Rama: Kush s'kap ritmin përjashtohet (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë