30 vite Elita 5, fansat “pushtojnë” Amfiteatrin, grupi feston me hitet e 3 dekadave në Tiranë (VIDEO+FOTO)

Çfarë mund ta bëjë vallë një këngë që t’i rezistoj kohës pa cunguar aspak dëshirën për t’u dëgjuar nga publiku? Përkundrazi këngët e Elita 5 sot dëgjohen edhe më shumë. Prova më e mirë ishte koncerti i tyre i së premtes mbrëma që u hap me këngën “Mohikani i Fundit” e që bëri bashkë fansa të të gjitha grupmoshave, të cilët kishin etje për këngët e grupit legjendar, për t’i kënduar dhe kërcyer.

Amfiteatri i Liqenit “u pushtua” mbrëmë si asnjëherë më parë nga shqiptarë të të gjitha trevave të cilët iu bashkuan një eventi muzikor të papërsëritshëm që shënoi 30-vjetorin e krijimit të Elita 5. Një festë e madhe me qindra njerëz qe e bënë Amfiteatrin dhe hapësirën rreth tij të duket e vogël, të gjithë donin të shijonin spektaklin.

Tirana, të cilën grupi e konsideroi si kryeqendrën e Shqiptarisë dhe e përzgjodhi për të dhënë koncertin e parë për të festuar 3 dekada histori rroku, baladash legjendare nuk i zhgënjeu. Teksa lideri i grupit Arif Ziberi, falënderoi publikun që iu bashkua koncertit dhe që zbukuroi mbrëmjen ai u shpreh se

Në karrierën time në vend më të bukur nuk kam bërë muzikë.

Arif Ziberi, vokalisti i Elita 5

Në vijim grupi shijoi mbrëmjen duke dhënë performanca magjike, pjesë e të cilave u bë edhe publiku, duke kënduar bashkë me ta. Kulmin e mbrëmjes e shënoi ajo këngë që Elita5 e ka konsideruar si pasaportën e tyre dhe që mund të thuhet pa mëdyshje se është një nga pjesët më të dashura për publikun shqiptar sot e 25 vite të realizimit të saj.

Elita 5 është një nga ato grupe që ka bërë muzikë të bukur, bën ende muzikë të bukur dhe besoj se do vazhdojë të bëjë muzikë të bukur.

Fansat e grupit Al Kapone

Këngë të tjera, si “Çmendem”, “Faleminderit”, “Më fal” etj., shkrinë si me magji barrierat e kohës. Një koncert madhështor ai i së premtes mbrëma, ku Elita 5, vuri në dukje etjen e shqiptarëve për evente të tilla, art të përzgjedhur dhe organizim të mirë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 08/09/2018 15:56

    Elita 5 , thjesht fantastike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre