30 vjet eksod, ende shumë për të bërë

30 vjet eksod, ende shumë për të bërë

Pamje nga anija 'Vlora'

Dje ishte një ditë e veçantë në historinë e vendit. Përkujtimi i 30 vjetorit të eksodit të shqiptarëve nga anija Vlora që me 20 mijë shqiptarë të përvuajtur trokiti në dyert e Italisë dhe duke dhënë Evropës imazhet e para të një shoqërie jo vetëm të varfër por dhe të izoluar nga bota prej regjimit komunist. Për këdo që e ka jetuar këtë kalvar tranzicioni është më e kuptueshme se sa kanë ndryshuar gjërat që nga ajo kohë. Ndryshime që më së shumti i dedikohet asaj furie njerëzore që vinte nga mungesa e shpresës dhe që e kërkonte të ardhmen tek Evropa jo thjesht si imazh begatie e mirëqenieje, por dhe si imazh i demokracisë së munduar për 50 vite. Udhëtimi i 20 mijë shqiptarëve që kishin mbushur anijen Vlora në Durrës, i ngjante një udhëtimi biblik drejt tokës së premtuar, të cilën e ndeshën në brigjet e Barit, prej nga u mirëpritën nga një popull fisnik si italianët e që u hapi dyert dhe zemrën. Kjo dashamirësi u dëshmua së pari nga Enrico Dalfino, kryebashkiakut të Barit të vitet 90′-91′ i cili zgjodhi të mirëpriste eksodin edhe pse kundërshtoi qeverinë, monumenti i të cilit u nderua dje nga kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro, ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Buçi, Presidenti i Pulias, Michele Emiliano, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe atë të Durrësit Emiriana Saku.

Nisja e anijes Vlora drejt Puglias ishte vala e dytë e eksodit të shqiptarëve para 30 vitesh. Vala e parë ishte ajo e ambasadave, ndërsa regjimi komunist ishte ende në këmbë. Këto ishin rrugëtimet e para të shqiptarëve drejt Evropës pas gati 50 vitesh izolimi. Ishte një rrugëtim shprese ama, se dhe vendi i tyre do të bëhej: me punë dhe me djersë, me dinjitet dhe drejtësi, me liri dhe të drejta, me mundësira për ta krijuar të ardhmen këtu. Ndërsa hedhim sytë pas, nga gjithë ato energji njerëzore të ndrydhura e që shpërthyen në atë eksod masiv, shohim se ende ka shumë për të bërë që ato aspirata të bëhen realitet i pakthyeshëm. Pas 30 vjetësh shohim që një pjesë e atyre figurave politike i kemi nëpër këmbë e të pandryshuar. Pikërisht ata që në atë kohë na premtonin të ardhmen e ndryshuar e demokratike por që për 30 vjet ndërtuan veçse pushtetin e tyre e që ende bëhen pengesë për demokratizim dhe reforma të domosdoshme. Është koha tashmë që në eksod të çojmë pikërisht këtë kastë politike që vetë të ecim përpara. Madje jemi të vonuar./fjala.al

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë