Avokati Gjin Marku është arrestuar këtë të mërkurë me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Sipas policisë, ai ka tentuar t'i japë shumën në fjalë një gjyqtari të Gjykatës së Shkodrës, për lirimin nga akuzat të një arrestuari për kultivim të bimëve narkotike.
Avokati Gjin Marku ka kërkuar edhe shumën prej 50.000 lekë, si shpërblim për punën e tij si avokat.
"Shtetasi A.GJ. ka komunikuar lidhur me këtë fakt edhe me shtetasen M.GJ., e cila ka kontaktuar personalisht me avokatin, ku edhe në bisedën e kryer midis tyre avokati ka kërkuar shumën prej 3000 euro me qëllim për t’ja dhënë gjyqtarit të cështjes. Shtetasja M.GJ., duke mos pasur aftësinë paguese është paraqitur për të bërë kallëzimin penal", thuhet në njoftimin e policisë.
Arrestimi i avokatit
Kallëzuesja M.GJ, është e ëma e shtetasit A.GJ, ku ky i fundit është akuzuar nga Prokuroria Pukë për kryerjen e veprës penale të kultivimit të bimëve narkotike, të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Kallëzuesja ka paraqitur kallëzim penal në të cilën ka shpjeguar se cështja penale në ngarkim të djalit të saj është dërguar për gjykim dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ka përfunduar gjykimin duke e deklaruar fajtor shtetasin e mësipërm për veprën penale që ai është akuzuar.
Shtetasi A.GJ. ka zgjedhur si mbrojtës avokatin Gjin Marku, i cili ka përfaqësuar atë gjatë procesit gjyqësor.
Në momentin e kallëzimit, çështja penale ndodhej duke u gjykuar në Gjykatën e Apelit Shkodër. Sipas kallëzueses, djali i saj ka komunikuar në telefon me avokatin Gjin Marku, ku ky i fundit i ka kërkuar një shumë prej 3000 euro, shumë e cila duhet që t'i jepej gjyqtarit të çështjes me qëllim për të dhënë vendim pafajësie.
Po kështu, avokati Gjin Marku ka kërkuar edhe shumën prej 50.000 lekë, si shpërblim për punën e tij si avokat. Shtetasi A.GJ. ka komunikuar lidhur me këtë fakt edhe me shtetasen M.GJ., e cila ka kontaktuar personalisht me avokatin, ku edhe në bisedën e kryer midis tyre avokati ka kërkuar shumën prej 3000 euro me qëllim për t’ja dhënë gjyqtarit të cështjes. Shtetasja M.GJ., duke mos pasur aftësinë paguese është paraqitur për të bërë kallëzimin penal.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se që prej momentit të kallëzimit, janë zhvilluar disa seanca gjyqësore.
Në datën 09.01.2017 seanca gjyqësore nuk është zhvilluar dhe është shtyrë për në datën 16.01.2017. Në këtë bisedë shtetasi Gjin Marku i ka thënë kallëzueses se punët janë në rregull dhe se çëshjen penale do e kthenin përsëri për rigjykim në Gjykatën e Pukës. Në datën 16.01.2017 seanca gjyqësore është zhvilluar por gjykimi nuk ka përfunduar, është shtyrë për në datën 30.01.2017. Pas seancës gjyqësore shtetasi Gjin Marku i ka kërkuar kallëzueses që t’i japë shumën e të hollave, por kallëzuesja nuk ia ka dhënë duke pretenduar se nuk kishte besim, se duhet të shikonte kush i merrte këto të holla. Më pas shtetasi Gjin Marku i ka thënë se nuk e gënjente dhe që ti merrte të hollat përsëri në datën e seancës tjetër.
Në datën 30.01.2017 është zhvilluar seanca gjyqësore e radhës në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe pas seancës gjyqësore shtetasi Gjin Marku është takuar me shtetasen Marte Gjergji të cilës i shpjegon se vendimi i dënimit për djalin e saj A.GJ. është lënë në fuqi dhe se gjyqtari i çështjes nuk ka pranuar që të merrte shumën e të hollave.
Në rrethanat e mësipërme, duke vlerësuar shpjegimet e kallëzues si dhe hetimet e kryera, rezulton se shtetasi Gjin Marku në cilësinë e avokatit në çështjen penale në ngarkim të shtetasit A.GJ, ka kërkuar shumën prej 3000 euro për gjyqtarin e çështjes, duke premtuar dhe duke siguruar aftësinë për të ushtruar ndikim tek gjyqtari i çështjes, në mënyrë që të vendosej një vendim gjyqësor në favor të shtetasit A.GJ.
Sa më sipër, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se shtetasi Gjin Marku ka konsumuar elementët e figurës së veprës penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi (2) i Kodit Penal. Nga ana objektive kjo vepër penale konsiderohet e konsumuar që në momentin e kërkimit të përfitimit të parregullt, pavarësisht faktit nëse është kryer ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, apo nëse kanë ardhur ose pasojat e padëshiruara.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com