Sot në vend 508 qytetarë pozitivë me COVID dhe 5 viktima! 20 pacientë të shtruar në spital në gjendje të rëndë

Sot në vend 508 qytetarë pozitivë me COVID dhe 5 viktima! 20 pacientë të shtruar në spital në gjendje të rëndë

Spitali Infektiv

TIRANË- Kurba e të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19 këtë javë ka pasur ulje dhe ngritje duke mos qenë e qëndrueshme. Dje ka pasur një rritje të rasteve dhe ulje të numrit të viktimave, por sot ka rezultuar e kundërta. Sot fatkeqësisht kanë humbur jetën 5 persona (6 dje) e ndërsa janë konfirmuar pozitivë 508 qytetarë, nga 501 qytetarë që ishin dje.

“Janë kryer 3074 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 508 qytetarë, në këto bashki: 240 qytetarë në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Elbasan, 21 në Kamëz, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, Berat, 11 në Vorë, Gjirokastër, Korçë, 10 qytetarë në Shkodër, 9 në Malësi e Madhe, Lushnje, 8 në Sarandë, 6 në Kukës, Pogradec, Kuçovë, 5 në Lezhë, 4 në Has, Kurbin, Rroskovec, Mallakastër, 3 në Shijak, Memaliaj, Gramsh, Librazhd, 2 në Pukë, Tropojë,  Krujë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Devoll, Kolonjë, Dimal, Skrapar, 1 në Mirditë, Dibër, Divjakë, Himarë, Delvinë, Përmet, Belsh”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Viktimat janë regjistruar nga Tirana dhe Delvina.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 5 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 60- 78 vjeç dhe 1 qytetar nga Delvina 75 vjeç”, thuhet në njoftim.

Situata paraqitet e stabilizuar në spitalet COVID në vendin tonë, ku aktualisht po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Nga ana tjetër, janë 6,682 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Statistika (13 Tetor 2021) 
Raste të reja ditore        508
Të shëruar në 24 orë      693
Të shtruar në spitale       161
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 3074

Testime totale              1,246,320
Raste pozitive                176,172
Raste të shëruara           166,702
Raste Aktive                     6,682
Humbje jete                     2,788

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë             3043
Durrës             810
Fier                  644
Shkodër         528
Vlorë               287
Elbasan          291
Lezhë              237
Berat               222
Gjirokastër      203
Kukës              154
Korçë             146
Dibër               117

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër