31 maj–2 qershor 2019/ “UNUM”, festivali i muzikës elektronike pritet të mbahet në plazhin e Shëngjinit

31 maj–2 qershor 2019/ “UNUM”, festivali i muzikës elektronike pritet të mbahet në plazhin e Shëngjinit

Rana e Hedhun, Shengjin, vendi ku do të mbahet festivali

Shqipëria me natyrën e bukur, plazhet mahnitëse dhe monumentet e kulturës po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj. Turizmi i aventurës, bregdeti dhe çmimet e lira janë disa ndër arsyet që kanë bërë për vete turistët e huaj nga vendet e Europës, por jo vetëm. Përveç natyrës, edhe eventet kulturore po tërheqin turistë. Festival i ri, ndryshe nga herët e tjera, kur organizime të tilla janë bërë në rivierën shqiptare, këtë herë festivali do të bëhet në plazhin e Shëngjinit.

Prej 31 majit – 2 qershor 2019, në bregun shqiptar do të zhvillohet një festival i ri i muzikës elektronike në natyrë “UNUM””. Wshtë një festival i ri në Shqipëri dhe premtohet se do të të shfaqë “50 veprat më të mira ndërkombëtare dhe vendore” për tri ditë e netë.

Ai do të mbahet tek Rana e Hedhun në qytetin e Shëngjinit nga 31 maji deri në 2 qershor 2019. Vendndodhja është pjesë e Rivierës Shqiptare, e përshkruar si “pamja e fundit e paprekur në Europë”.

“UNUM në latinisht do të thotë ‘Një’, jo një si numër apo matje, jo një si njëjës, por Një si një e tërë”. Është vendi ku emri i festivalit ka kuptim, me muzikën dhe peizazhin që vijnë së bashku për të formuar një ëndërr të lumtur; të erës që fluturon butësisht nëpër pemë pishe.

Të gjitha të vendosura në një sfond malor, hapësirë ideale për të dëgjuar shumë artistë të njohur nga e gjithë bota si Craig Richards, Ricardo Villalobos, Luciano, Neverdogs, Cesar Merveille, Butch, Petre Inspirescu, Praslea, Sonja Moonear DeWalta etj.

Festivali UNUM organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit të Shqipërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë