31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,982,130 numrin e vaksinave anti-COVID të mbërritura në vendin tonë. Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu të cilët bëjnë thirrje për vaksinim.
"Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni", apelon Rama dhe Manastirliu.
4 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa nga 5991 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 502 qytetarë. Nisur nga shtimi i rasteve të reja me COVID dhe shtrimeve në spitale, është hapur spitali COVID-3, ish-Kirurgjia në QSUT. Hapja e këtij spitali sipas ministrisë së Shëndetësisë është bërë në kuadër të planit të hartuar për përballimin e situatës së COVID në vendin tonë, në një kohë kur ekspertët shprehen njëzëri se vjeshta pritet të sjellë një përkeqësim të shifrave.
Ekspertët parashikojnë që vjeshta pritet të ketë një përkeqësim të shifrave, prandaj bëjnë thirrje për vaksinim masiv. Rikujtojmë se Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e 30 gushtit njoftoi se si pasojë e përkeqësimit të situatës së pandemisë në vend, për shkak të rritjes së rasteve të infektimeve dhe shtrimeve në spital vaksinimi do të jetë i detyrueshëm për 3 kategori: stafe mjekësore, arsimtarë dhe studentë.,ndërsa po diskutohet për të tjera grupe. Për t'iu përgjigjur përkeqësimit të situatës së pandemisë Komiteti Teknik ka shtrënguar masat anti-COVID më 30 gusht. Nga 1 shtatori u zgjat ora policore e cila fillon në 23:00 deri në 06:00. 3 kushte janë vendosur edhe për qytetarët që duan të futen në Shqipëri duke nisur nga sot.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.4%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2265
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Jo vetëm gjimnaz! ‘Harry Fultz’ nga shtatori me universitet amerikan! Rama ironi: Fondacioni shqiptaro-amerikan do mbulojë bursa, jo vetëm grabitje
29 Janar, 11:31
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative
28 Janar, 11:45
-
PAMJET/ Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, ambiente për 800 nxënës e mësues
28 Janar, 08:25
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31