32 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Ceka për Report Tv: Ka përparuar populli, jo politika! Opozita duhet, por pa Berishën

Dita e djeshme shënoi plot 32 vite më parë u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha, që zyrtarisht shënoi dhe shembjen e komunizmit në Shqipëri, si vendi i fundit që e kreu këtë akt në pjesën e Europës lindore.

Më 20 shkurt të vitit 1991, iu vu kavo bustit të diktatorit komunist të ngritur në mes të sheshit qendror të kryeqytetit, ama sidoqoftë për ish kreun e Aleancës Demokratike, Neritan Caka edhe pas 32 vitesh ka bërë përparime populli por politika mbetet po e njëjta.

Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, sot jemi pranë Evropës por ende pas 30 vitesh, është ngritur një monument i dytë i diktatorëve të vegjël.

“Natyrisht që jemi shumë larg krahasuar me vitet e komunizmit, në zhvillimin ekonomik e në tërësi. Sot jemi në prag të Evropës, ne i mbajtëm premtimet, por jo tamam.”- tha Neritan Caka.

Dikur pjesë shumë e rëndësishme e politikës, Caka ka patur kritika të mëdha për PD-në dhe për figurat që ende përfaqësojnë opozitën në vendin tonë. Sipas tij, në Shqipëri duhej të ketë riciklim të elitave, ndryshe demokracia nuk do të ekzistojë në thelb. Opozita, nënvizon Ceka duhet të jetë e pranishme, por jo patjetër me drejtues Berishën.

“Kemi rrëzuar bustin por kemi ngritur monumentin prej misri. Në formën e diktatorëve të vegjël, të fshehur brenda demokracisë. Pjesa më e madhe e atyre studentëve, kanë ikur nga Shqipëria me ëndrra të parealizuar. Mungon shpirti i demokracisë, i rinovimit. Duhet të ishte pjesë e kushtetuës në Shqipëri që të kishte riciklim të detyruar të elitave. Të kishin maksimumi me 2 mandate. Kjo na çon me tepër me afër lindjes. Në zgjedhjet e ardhshme, do kemi opozitë po s’duhet të jetë patjetër Berisha.”- tha Caka.

Ish politikani u shpreh se ngërçi i korrupsionit në vendin tonë nisi qysh në zgjedhjet e 26 majit, kur PD bleu vota, që më pas u kthye në ‘trend’.

 “Unë u largova nga ajo parti sepse u shndërrua në realitetin e partisë së punës në një farë mënyrë, duke vrarë udhëheqësit e vet, duke i larguar. Është kjo sëmundje që po i lëndon të dyja palët. Të dyja duhet të ulet të kenë një parti të vetme. Kulturën e vjedhjes së votave e futi PD me zgjedhjet e 26 majit, duhet t’i kërkojë falje popullit.”- përfundoi ai.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!