325 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit! 5,333 raste aktive me COVID! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

325 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit! 5,333 raste aktive me COVID! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë registruar 325 raste të reja me koronavirus nga 3,109 testime të kryera. Fatkeqësisht 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Fieri 75 vjeç, një qytetar nga Vlora 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç. 

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 139 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. 

Aktualisht në të gjithë vendin janë 5,333 raste aktive me COVID ndërsa 355 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,055 që nga fillimi i epidemisë. Krahasuar me një ditë më parë kemi rritje të lehtë të infektimeve dhe viktimave.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 130 në Tiranë, 30 në Durrës, 24 në Fier, 12 në Elbasan, 10 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, 8 në Berat, nga 7 qytetarë në Kavajë, Kamëz, 6 në Kuçovë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Lushnje, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Pogradec, Korçë, Përmet, Sarandë, nga 2 qytetarë në Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Shijak, Vorë, Klos, Gjirokastër, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, Peqin, nga 1 qytetar në Belsh, Dimal, Maliq, Delvinë, Himarë, Selenicë, Divjakë, Patos, Roskovec, Dibër, Rrogozhinë, Krujë, Mirditë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës. 

Statistika (18 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore          325
Të shëruar në 24 orë       355
Të shtruar në spitale       139
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore                 3109

Testime totale              1,436,371
Raste pozitive                205,549
Raste të shëruara          197,055
Raste Aktive                      5333
Humbje jete                      3,161

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           2478
Fier                 622
Gjirokastër     421
Shkodër          355
Durrës             324
Elbasan           287
Berat               252
Vlorë                220
Lezhë               129
Korçë               122
Kukës               65
Dibër                58

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë