33-vjetori i PS-së, senatorë dhe themelues flasin për Report Tv: Partia Socialiste ka rritur prestigjin ndërkombëtar të Shqipërisë!

 

Partia Socialiste feston sot 33-vjetorin e themelimit. Në oborrin e selisë rozë përveç kryeministrit, ministrave dhe deputetëve ishin edhe senatorët themelues të kësaj force politike.

Për Report Tv disa prej tyre shprehën urimet për këtë ditë për të gjithë socialistët dhe simpatizantët e kësaj partie. Ish-deputetja Valentina Leskaj tha se PS dhe Rama po mbajnë premtimet për të cilat morën mandatin e tretë.

E gjen PS një parti të fortë të organizuar me një punë të jashtëzakonshme. Është  një nga gjërat më të mira që po bën PS. Strukturimi nuk është një gjë që ka të bëjë me PS. Është forca qeverisë dhe forca në pushtet dhe kjo shërben për hallet e njerëzve por pse jo përgatitjet për mandatin e ardhshëm. Siç e shikoni pjesëmarrja këtu është shumë e madhe, e gjithë puna e PS i shërben vendit.

E kam si parim nuk jap këshilla as kritika, njeriu mund të ketë kritika. Zoti Rama është në rrugë të mbarë për të bërë ato që ka premtuar kur mori mandatin e tretë. Rritjen  e PS, bërjen më të mirë të punës, përmirësimit të vetvetes. Gjithmonë më shumë dhe më mirë për Shqipërinë.

Ndërkohë Namik Dokle shprehet se në ADN-në e PS është përmirësimi i vazhdueshëm.

E gjen shumë mirë, e gjen në mandatin e tret dhe gati për të katërtin. ADN e PS është përmirësimi brenda vetes. Kjo e bën të besohet nga popullit. Në ditët e festave nuk bëhen këto analiza.

Ethem Ruka vlerëson se në historinë e PS ka vetëm fitore.

Uroj që të jetë fortë sa ditën e parë. Ka histori të shkëlqyer. Historia e saj është shumë fitore. Asgjë nuk është e përsosur. PS është shëndoshur zgjeruar me djem e vajza të reja dhe misionin e themeluesve do ta çojmë përpara. Nuk është dita për kritika. Është përvjetor dhe vetëm lavdërime.

Ndërsa Arta Dade thekson se PS udhëheqëse e Shqipërisë në mjaft sfida ndërkombëtare.

Është një ngjarje  e shënuar. Uroj që PS të mbetet e solidaritet dhe e vlerave mbi të cilat u krijua. I uroj socialistët dhe simpatizantët urime, partitë politike janë vlere kombëtare. PS ka prani edhe në diasporë, të kemi vetëm festa në të mirë të Shqipërisë për ta integruar në BE. Shqipëria ka rritur prestigjin ndërkombëtar. Është kontributore në mjaft sfida ndërkombëtare. Ashtu sikurse kanë aspiruar shqiptarët për vendin e tyre që së shpejti do integrohen në BE.  


Lajmi kryesor:

‘Rroftë PS’, festë në selinë rozë për 33-vjetorin e themelimit! Klosi: Më të fortë se kurrë! Rama krah figurave të vjetra të partisë (VIDEO)


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë