33-vjetori i themelimit të PS-së, Rama mesazh socialistëve: E bëtë partinë forcën më të madhe! Veliaj: Krenar për të ardhmen që po ndërtojmë së bashku


33-vjetori i themelimit të PS-së, Rama mesazh socialistëve: E bëtë partinë forcën më të madhe! Veliaj: Krenar për të ardhmen që po ndërtojmë së bashku


Partia Socialiste feston sot 33 vjetorin e themelimit. Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste me një mesazh urimi ka përshëndetur 93-mijë anëtarët e kësaj forcë politike.

Për kreun e qeverisë simpatizantët e zgjedhësit e kanë bërë këtë parti forcën më të madhe të shqiptarisë, mishërim të Shqipërisë Europiane dhe sinonim të fjalës fitore.

Po ashtu kreu i qeverisë ka uruar edhe Kosovën për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

‘Mirëmëngjesi me një përqafim çdonjërit prej 93 mijë anëtarëve të Partisë Socialiste në këtë 33 vjetor të lindjes së saj, si edhe me një falënderim plot mirënjohje për simpatizantët e zgjedhësit që e kanë bërë partinë tonë forcën më të madhe të shqiptarisë, mishërim të Shqipërisë Europiane dhe sinonim të fjalës fitore, si edhe gjithashtu me një urim nga zemra të gjithë popullit të Kosovës për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.’- shkruan Rama.

Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut ka uruar 33-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Gëzuar 33-vjetorin familja më e madhe shqiptare, Partia Socialiste! Krenar për rrugëtimin tonë dhe të ardhmen që po ndërtojmë së bashku”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:30
33-vjetori i themelimit të PS-së, Spiropali: Po bëjmë sa mundemi për t’i trashëguar gjeneratave të ardhme, Shqipërinë europiane

1714404479_spiropali.jpg

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka uruar 33-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Spiropali shkruan se po bëjnë sa munden për t’i trashëguar gjeneratave të ardhme, Shqipërinë europiane.

"Gëzuar socialistë të Shqipërisë! Gëzuar progresistë kudo që ndodheni në këtë përvjetor të krijimit të partisë sonë që sot mbush 33 vjeç. 33 vjet janë pak në jetën e një kombi. Po janë shumë për një jetë njerëzore. Ne po bëjmë sa mundemi për t’i trashëguar brezit të fëmijëve tanë dhe gjeneratave të ardhme, Shqipërinë europiane, Shqipërinë e fortë, të begatë, dhe krenare për sot dhe kohët që do vijnë.

Ne shihnim, dhe shohim, kah e ardhmja e ndritur, aty ku të tjerët projektonin dhe projektojnë të shkuarën e errët. Partia jonë është refleks i shoqërisë shqiptare, me të mirat dhe defektet e saj. Partia jonë nuk ka lindur dhe është rritur në qelqe, nuk është një ishull ku nuk të prek asnjë sëmundje, por një organizëm i gjallë i rrethuar me rreziqe, por me mekanizma autoimune funksionalë që e mbrojnë nga infektimet, që reflekton nga gabimet, me aftësi të jashtëzakonshme vetëkorrektimi, që projekton sukses jo në emër të suksesit vetjak, por duke u përballur pa frikë dhe krenare me sfidat e përditshmërisë në dobi të krejt shoqërisë shqiptare.

Mandati ynë për të ndërtuar Shqipërinë europiane, me mirëqeverisje, drejtësi, meritokraci dhe mundësi, lider në rajonin tonë dhe bashkimin e saj me familjen e madhe europiane, do ta bëjë Shqipërinë më të fortë, më të sigurt, më të begatë, do ta bëjë atdheun shtëpinë e premtuar të të gjithë shqiptarëve.

33 vjet janë të barabartë me jetën e një brezi njerëzor, por në moshën e PS-së ato janë harmonizimi i shpresave dhe realizimeve të disa brezave, të të moshuarit, të shqiptarit të moshës së mesme, të të rinjve dhe fëmijëve të Shqipërisë së nesërme, për ta bërë Shqipërinë tonë një yll më tepër në flamurin me yje të Europës së Bashkuar.
Me garancinë e të djeshmes, me sprovën e të sotmes dhe me ëndrrën e projektuar drejt të ardhmes, PS do të vijojë të jetë flamuri më progresist politik i vendit, do të jetë premtimi solemn për Shqipërinë që duhet, për Shqipërinë që duam! Gëzuar Partia Socialiste! Rrofsh e u rinofsh në përjetësi", shkruan Spiropali. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 12/06/2024 20:26

    Fiks me Vilmen dhe Anduelin ne Vlore PS do fitoje...Tamam kanditatura me intergritet...Vaj medet Shqiperia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut