341 raste të reja me COVID dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit

341 raste të reja me COVID dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit

Spitali Infektiv

TIRANË- Kurba e të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë nuk ka njohur rritje gjatë 24 orëve të fundit, ku në total janë konfirmuar pozitiv 341 qytetarë. 9 qytetarë kanë humbur jetën, ku viktimat janë regjistruar në 6 qytete të Shqipërisë, çka konfirmon atë që kanë thënë më herët ekspertët se virusi është shtrirë në çdo cep të vendit. Mes viktimave ka edhe të moshës 37-vjeç. Këto shifra kanë dalë si rezultat i 3007 testime të kryera në total.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 37 - 79 vjeç”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Fatmirësisht numri i të shëruarve është 2-fish më i madh se i rasteve të reja, e ndërsa situata paraqitet e stabilizuar në spitale.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 673 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,173 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 263 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki
85 raste në Tiranë, 23 në Durrës, nga 18 raste në Fier, Pogradec, nga 17 raste në Krujë, Gjirokastër,  16 në Korçë, 15 në Elbasan, 12 në Devoll, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lezhë, Berat, 8 në Krujë, 7 në Sarandë, nga 6 raste në Lushnje, Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Tropojë, Peqin, nga 4 raste në Kavajë, Tepelenë, nga 3 raste në Kurbin, Kukës, Mallakastër, nga 2 raste në Mirditë, Divjakë, Selenicë, Belsh, Dibër, Patos, Këlcyrë, nga 1 rast në Mat, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Maliq, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Statistika (3 Prill 2021)
Raste të reja ditore        341
Të shëruar në 24 orë     673
Të shtruar në spitale      263
Humbje jete në 24 orë    9
Testime ditore                3007

Testime totale            567,572
Raste pozitive             126,183
Raste të shëruara         93,173  
Raste Aktive                30,754
Humbje jete                  2256 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë       21546
Fier          2541
Durrës        1262
Gjirokastër  1248
Shkodër       1175
Vlorë         889
Korçë        798
Kukës         361
Dibër        326
Elbasan      313
Lezhë         227
Berat         68

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës