Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka marrë një ofertë prej 35 milionë eurosh nga Arabia Saudite, për të lënë të lirë sulmuesin Ciro Immobile. Siç njoftojnë nga tej Adriatikut, sulmuesi ka gati një kontratë për dy vite, me 18 milionë euro pagesë në sezon. Tanimë si Lotito dhe Ciro janë duke menduar seriozisht këtë propozim.
Vetëm pasi të ketë marrë dritën jeshile të lojtarit, Lotito do të jetë në gjendje të fillojë të negociojë çmimin më të lartë me klubet e interesuara (po flasim për Al Shabab dhe Al Wheda) për të maksimizuar të ardhurat dhe për të dalë në treg për të kërkuar një zëvendësues për kapitenin e ekipit.
E njëjta manovër e bërë për Milinkovic-Savic, shitur për 40 milionë te Al-Hilal pavarësisht kohës së pakët për negociata.