Për më mirë apo më këq, fuqia e ushtrisë së një vendi është e lidhur me influencën e tij në arenën botërore. E për të pasqyruar forcën e ushtrive të vendeve të ndryshme të botës, duke marrë për bazë elementet kyçe të çdo ushtrie, “Global Firepower” ka publikuar renditjen e 35 ushtrive më të fuqishme të globit. Kështu, ushtria Amerikane renditet në krye të kësaj, liste me ushtrinë më të fuqishme, ndërsa pasohet nga Rusia, Kina e India.
Me ushtrinë më të fuqishme në botë, gjithashtu në listë radhiten edhe Franca, Gjermania dhe Turqia.
Më pas janë edhe Izraeli, Egjipti dhe vende të tjera të cilat mund t'i shihni në tabelën më poshtë.
Cilësia e ekipit ushtarak, trajnimet, apo profesionalizmi i çdo ushtrie nuk janë marrë në konsideratë në këtë renditje. Por si elementë përcaktues janë konsideruar numri i ushtarëve, tanket, mjetet luftarake, armatimet nukleare, mjetet fluturuese, flota ushtarake, si dhe buxheti i akorduar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com