35-vjeçari u rrëmbye nga 4 djem, pronari grek njofton babain se djali i tij ishte zhdukur

Enver Gega është një tjetër i ri, një emigrant, i cili në vitin 2002 u nis bashkë me disa shokë të tij drejt Greqisë. Dy shokët me të njëjtin emër fillojnë punë si cobanë, ndërsa flinin në një kasolle në mal. Gjatë kësaj kohe Enveri komunikonte rregullisht me familjen e tij, ndërsa u kishte pohuar se do të punonte afro 3 muaj dhe do të kthehej në Librazhd ku dhe jetonte familja.

Pronari grek ku ata punonin do t’i pajiste me dokumenta, që ata të mund të jetonin pa u shqetësuar prej autoriteteve greke. Në Greqi shkon edhe Fadili, babai i Enverit, për të punuar sëbashku me të birin. Pasi takohen Enveri i thotë të atit se do të ktheheshin sëbashku në Shqipëri. 3 ditë më pas ata kishin lënë takimin e kthimit. Enveri do të shkonte të merrte të atin.

Fadili pret por Enveri nuk erdhi. Pronari komunikon me babain e Enverit, Fadilin në telefon duke i pohuar se i biri ishte zhdukur. Shoku i tij kishte lajmëruar pronarin grek, pasi kishte parë se 4 djem me armë kishin rrëmbyer Enverin, ndërsa e tërhiqnin zvarrë nga krahu, derisa i ishte zhdukur nga sytë.

Bëjnë menjëherë denoncimin në polici, por gjatë kontrolleve në mal ku mendohej se kishin kaluar rrëmbyesit, u gjet e hedhur ne tokë pasaporta  dhe celulari i Enverit, por për 35 vjeçarin asnjë gjurmë. Që prej 24 korrikut të vitit 2002 nuk dihet asgjë për fatin që pati Enver Gega, i cili rezulton ende i humbur…

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Unë: 25/04/2019 23:35

    PRONARI GREK ËSHTË AUTORI. MË 99% TË RASTEVE AI QË DENONCON I PARI VRASJEN APO ZHDUKJEN KA DJENI PËR RRETHANAT E NGJARJES.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin