17 kilometrat e rrugës Milot-Balldren do të kushtojnë 365 milionë euro. Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka ndarë në rrjetet sociale disa foto ku thuhet se rruga do të jetë e kategorisë A, me nga dy korsi qarkullimi dhe nga një korsi emergjence në secilin drejtim.

Gjurma do të jetë e re, kurse rruga ekzistuese do të kthehet në alternative. Konkretisht, gjurma e aksit fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre. 

Një tunel me gjatësi 850 metra dhe dy tuba do të ndërtohet mes Urës së Drinit dhe Balldrenit duke mundësuar anashkalimin e Lezhës.

Autostrada do të përfshijë ura, nyje lidhëse, pika shërbimi dhe për kalimin me pagesë, monitorim inteligjent.

Projekti pritet të përfundojë në fund të 2028-ës dhe është një nga segmentet më të rëndësishme të Korridorit Adriatiko-Jonian.

Fituesi i koncesionit 35-vjeçar për ndërtimin e autostradës së re Milot-Balldre me fond limit 364 milionë euro u shpall kompania “Salillari” me shoqëritë e tjera ALB TIEFBAU” sh.p.k., “ERALD-G” sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k.

Rruga do të ndërtohet plotësisht me fondet e privatit, ndërsa fitimi i kompanisë do të jetë nga tarifat e kalimit, pasi rruga të hapet për qarkullim.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CH +D < AL.: 23/06/2026 16:44

    Çdo herë krahasime me ZVICËR -GJERMANI përjashtim bënë puna efektive ditore mes shqiptarëve dhe zvirano-gjermanëve aty nuk dojnë të maten sepse dalin te reöublika e Lazaratit

    Përgjigju
  • Sofia: 23/06/2026 05:21

    Si ka mundesi ne nje shtet si zviccra per 1 kilomet eshte 24 milion pra 425 milion per 17 kilometra. Si ka mundesi me qene ne shqiperi aq e shtrenjte se ne zvicerr apo tjera shtete si gjermania, austria ?

    Përgjigju
  • Kenan: 23/06/2026 05:17

    Imagjino ne zvicerr per autostrade eshte 25 milion per nje kilometer pra 427 milion per 17 kilometer. E ku eshte zvicrra me shqiperin. Si po i durojm keta njereze qe na mbyten nga te gjitha anet. Pse i votoni keta hajdut. A nuk keni sy

    Përgjigju
  • Bilali: 22/06/2026 23:25

    KY ESHTE MASHTRIM. ME PERPARA NA MASHTRUAN ME BANKAT PIRAMIDALE, TESH ME NDERTIM E INVESTIM. TE GJITHA JANE MASHTRIME NE SHKALLE TE LARTE QE TENTOJNE GRABITJEN E PASURIS DHE TOKES SHQIPTARE. TOKA ESHTE PRONE E SHQIPETARVE DHE NUK PAGUHET ME ECE NE TOKE AUTOKTONE. I VETMI MINITORIM INTELLIGJENT QR DUHET BA ESHTE KETIJ PROJEKTI M3 MILIONA PARASH TE VJEDHURA QE I VJEDHEN POPULLIT DUKE JUA SHITUR TOKAT DHE DUKE I BERE QIRAGJI NE MEMEDHENE E TYRE. HETIM JU LUTEM BENI URGJENTISHT HETIM. OLIGARKET SKAN JETE NE SHQIPERI SHPORRUNI

    Përgjigju
  • Nerim Lumi: 22/06/2026 22:56

    Qeveria e krimit dhe bandat,po bëjnë Shqipërinë e re... Ironia më e keqe që po u bëhet përditë shqiptarëve..m

    Përgjigju
  • Truth: 22/06/2026 21:58

    Skandaloze. 17km = 365 milion euro Aeroporti Vlores me pIste avionesh 3.5km te gjate me terminal e parkingje te perfunduara do kushtoje 102 milion euro. Si ka mundesi qe 17km Autostrade te kushtojne sa 3 Aeroporte Nderkombetare? Çohuni shqiptaree dilni ne shesh se po ju vjedhin po ju rrjepin se gjalli. Po vdisni spitaleve se nuk ka fonde per Ilaçe e mjeke e ketu po vidhen minimalisht 15milion euro per km se Greqia me fitim i nderton me 4.5 mil km Pra te ky projekt po vidhen 17x15= 255 milion euro. Qe i merr ai i gjati e ben sikur fton investitor te huan tek Durres Marina, apo Sazan. Jo mor jo leket i fut vete ato i perdor per te shperla leket e veta. Skandal dhe paftyrsia me e madhe ne vjedhje diten per diell.

    Përgjigju
  • Bujari: 22/06/2026 17:52

    Zgjidhja e projektit me autosraden gjurme te re shume mire

    Përgjigju
  • Made in Deutschland: 22/06/2026 16:39

    Në Gjermani, ndërtimi i një kilometri autostradë kushton mesatarisht nga 6 deri në 27 milionë euro . Kostot aktuale të ndërtimit të rrugëve përbëjnë vetëm një pjesë të kësaj shume (afërsisht 4 deri në 6 milionë euro). Pjesa tjetër shpenzohet për planifikim, mbrojtje nga zhurma, ura, tunele dhe masa kompensuese.Kostot mund të ndryshojnë shumë dhe të rriten ndjeshëm:Ndërtim i ri i thjeshtë: afërsisht 6 deri në 10 milionë euro.

    Përgjigju
  • shoku: 22/06/2026 16:27

    Pronari i “ERALD-G” sh.p.k. lavatrice parash te pista qe eshte ne mase arresti per grupin e Ilir Shtufit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 19 Qershor, 13:51

    A kanë të drejtë SPAK dhe gjykatat të ndalojnë prezencën e kamerave gjatë seancave publike?