3750 hebrenj u strehuan në Shqipëri, Akademia e Shkencave përkujton veprimtarinë për shqiptarët dhe hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Akademia e Shkencave në ditën e Kujtesës zhvilloi sot veprimtarinë për shqiptarët dhe hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryetari Skënder Gjinushi rrëfen për Report TV se përse institucioni më i lartë i shkencës e ka kthyer në një kauzë të vetën ndriçimin e historisë së bashkëjetesës së shqiptarëve dhe hebrenjve.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizoi veprimtarinë "Empati në kohë rreziku: shqiptarët dhe hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore"

Kryetari Skënder Gjinushi theksoi se me  ligjin "Për Ditën e Kujtesës", Akademia e Shkencave e Shqipërisë e ka kthyer në një kauzë të vetën ndriçimin e historisë së bashkëjetesës dymijëvjeçare të shqiptarëve e hebrenjve

“Ishte një arritje cilësore që gjatë vitit të kaluar Ministria e Arsimit e Izraelit miratoi librin e profesorit dhe librin e studentit kushtuar historisë së hebrenjve gjatë Holokaustit, duke pasur si model të narrativës historike fatin e tyre në Shqipëri”, tha Akademik Gjinushi.

Veprimtaria u mbajt me praninë e z. Noah Gal, Ambasador i Izraelit . Ai vlerësoi interesimin e  Akademisë për ndriçimin e historisë së hebrenjve duke depërtuar në thellësinë e saj.

Prej më shumë se dy dekadash Akademia e Shkencave e përmes studimeve dhe botimeve ka ndriçuar historinë e bashkëjetesës dymijëvjeçare të shqiptarëve e hebrenjve

"Do të dëshironim që atë shpirt humanist që populli shqiptar ka shprehur jo vetëm ndaj hebrenjve, por ndaj tjetrit në përgjithësi kur ka qenë i rrezikuar ose në moment dobësie, ta shprehte edhe gjithë veprimtaria tjetër e përfaqësuesve të tij, duke përfshirë atë politike. Nga humanizmi i shprehur ndaj çdo bashkësie në rrezik, nga toleranca ndërfetare dhe vlera të tjera të qytetarisë shqiptare, ka kohë e vend për të mësuar të gjithë, por në mënyrë të veçantë ata që provokojnë frymë konflikti dhe mosdurimi", tha akademik Gjinushi.

Pas kumtesave të të pranishmëve iu paraqit dokumentari "The history of Jews in Albania". Një ekspozitë burimesh arkivore me mbi 250 dokumente e foto bëri të njohur në mënyrë të ilustruar historinë e pranimit të hebrenjve para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’