Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj ka reaguar pas publikimit nga ana e kryeministrit Edi Rama të statistikave që tregojnë uljen e papunësisë, për të cilat citon bankën botërore.
Shehaj thotë se shifrat bazohen në studime të huaja dhe në të dhëna që janë përgatitur nga qeveria e tij. Ai thotë se Rama nuk i fakton dot vendet e reja të punës, sepse ato nuk janë hapur, por përkundrazi janë mbyllur.
"Eshte qesharake qe Kryeministri i vendit u referohet studimeve te te huajve, të bazuar në të dhëna të sajuara dhe të përgatitura prej qeverisë së tij, per te thene qe eshte ulur papunesia.
Kryeministri e ka te thjeshte: le te thote se ku jane krijuar vendet e reja te punes në cilen industri dhe nga cilat biznese, ku ndodhen këto biznese, sepse kemi të bëjmë me 38.000 vende pune të reja, pa përfshirë vendet e punës që janë mbyllur.
Por ai nuk e thote dot kete sepse ne Shqiperi jane mbyllur vende pune dhe nuk jane krijuar vende te reja pune. Ne gjashte vite te qeverise Rama ne Shqiperi ku nuk ka patur asnje investim te ri te huaj, ndersa qindra investitore te huaj jane larguar nga vendi;nuk ka patur asnje investim te brendshem prodhues; nuk ka patur asnje permiresim teknologjik; nuk ka patur rritje te pagave reale; ndersa investimet publike jane vjedhur nga qeveritaret ose jane shperdoruar per fasada.
Nje ekonomi e tille nuk prodhon as pune, as zhvillim. Ndaj nga Shqiperia po largohen ne mase te rinj e te vjeter ne kerkim te punes, po largohen madje edhe mjeket, inxhinjeret dhe specialistet duke i dhene te ardhmes se vendit nje goditje te rende. Edi Rama eshte dy gjera: hajdut qe vjedh pasurite dhe parate publike bashke me klientet e tij grabitqare dhe genjeshtar qe pastaj mbulon varferine dhe prapambetjen qe ka shkaktuar me mashtrime te turpshme si kjo e uljes se papunesise.
Sot eshte 1 maj, dita e punetoreve, por Edi Rama e ka çdo dite 1 prill", deklaron Shehaj.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4388
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
VanHorn takohet me deputetët Shehi, Alibeaj e Shehaj, shqetësime për zgjedhjet e 2025! LZHK: Takimi i dy Kuvendeve, pozitiv nëse s’është për qëllime elektorale
20 Dhjetor, 12:44
-
Ylli Pata: Opozita rikthehet vetëm nëse bën 'Kongresin e 10' për të dënuar Sali Berishën!
19 Dhjetor, 17:59
-
Kuvend/ Sherr mes dy deputetëve, Mziu-Shehajt: 'Mbylle gojën, papagall! Regji e zv/kryeministres Balluku!' Kap shishen e ujit, por s’e hedh
19 Dhjetor, 14:24
-
Balluku live me Agron Shehajn në Facebook! Deputeti akuza: Hajdute, bën jetë milionereje! I ke të gjithë vartësit në burg (VIDEO)
19 Dhjetor, 13:51
-
Debate në Kuvend/ Shehaj akuzon Ballukun: Ka 6 muaj shmang interpelancën, 1,3 mld euro Thumanë-Kashar, skandal! S’ka lekë për pensione, por hedh valle në festat e PS
19 Dhjetor, 10:25
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor, 08:07
-
Ylli Pata: Pse nuk ngjisin opozitarët e rinj populistë në Shqipëri?
3 Dhjetor, 19:38
-
Qytetari përplaset me Agron Shehajn: E ke blerë mandatin e deputetit 500 mijë euro
19 Nëntor, 12:06
-
Eduard Zaloshnja: Tavani elektoral i Berishës, i PD-së, dhe i partive të reja deri më sot
16 Nëntor, 12:33
-
Interpelanca/ Shehaj vendos në Kuvend denoncimin e qytetarit në Report Tv për humbjen e djalit tek Onkologjiku! Ministrja Koçiu: Fatkeqësinë e një prindi e përdorni për kredo politike
14 Nëntor, 12:37
-
Agron Shehaj: Ministri i Brendshëm të na sqarojë çfarë po bëhet me mbetjet toksike? Gjysma e qeverisë e përfshirë në skandal! Hoxha: Urdhri po zbatohet
7 Nëntor, 11:27
Nese Rama ka cdo dite nje prill sipas Pd , ahere keta te fundit e kane pasur e do e kene cdo sekonde te kohes nje prill Ne kohen e tyre ne ja kaluam edhe Gjermanise , por vetem per Salen e kompani e asgje per popullin
Përgjigju