'5 pyetjet nga Babaramo',Nikolla:
Ligj për Shkencën, gati reforma

'5 pyetjet nga Babaramo',Nikolla:<br />Ligj për Shkencën, gati reforma<br>
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ftuar në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report TV u shpreh se se qeveria ka gati ligjin për të shtrirë reformën në Akademinë e Shkencës. Kryeministri Edi Rama kërcënoi Akademinë pas zgjedhjeve për kryesinë se do ndërpriste fondet, pasi në vend të reformës zgjodhi farsën. 

"Kërkimi shkencor nuk është aty ku duhet, për të sjellë progres në fushat e vendit. Fillojmë debatin këto ditë për ligjin e shkencës. Janë tre grupe pune që po funksionojnë për këtë. Kryeministri që para një viti ka ndarë me akademikët nevojën për reformimi të Akademisë së Shkencave, e cila nuk arrinte të vinte në ato qëllime dhe objektiva që kishte Akademia. Janë akademikët ata që përbëjnë këto tre grupe pune nga strategjia, arkitektura dhe ligji i ri për shkencën", u shpreh Nikolla. 

Nikolla foli edhe për problemet që shoqërojnë aktualisht sistemin arsimor në vend. Sipas saj, nuk ka mungesë arsimtarësh siç mendohej në lëndët shkencore, por ajo që mungon është cilësia dhe performanca e këtyre mësuesve. 

Çfarë solli procesi i akreditimit, kush e kërkoi dhe pse u bë?
Institucionet e arsimit të lartë janë përfshirë në një akreditim nga agjencitë më të suksesshme të Britanisë së madhe. Është shumë e rëndësishme të themi se kjo ka qenë një nga angazhimet e “Rama 1”, i cili çoi në mbylljen e 22 institucioneve  të arsimit të lartë që nuk ishin sipas parashikimit të ligjit. Është një grupim që çmon standartet dhe cilësitë më të larta në cilësinë më të lartë.Ndaj ne patëm negociata të gjata, dhe dua të falenderoj në fakt, pasi kjo ka qenë një risi e madhe në arsimin tonë të lartë.

Çfarë testuan ata, çfarë panë?
Paraprakisht ato kanë vlerësuar të gjithë dokumentet se si veprojnë si publiket dhe private. U unifikuan standarte me të cilat do të vepronin universitetet. Drejtuesit kanë qenë britnikë.Janë bërë pjesë e gjykimit, janë verifikuar dhe standartet e realizuara nga të gjitha universitetet, ka qenë një process i rregullt nga A-Zh-ja.

Cila ka qenë pika e referimit për këtë proces?
Janë standartet që kanë të gjithë universitetet në të gjithë evropën, kjo është një  procedurë, e cila konkretizon dhe nxjerrë raportet e cilësisë. Prandaj doja të thoja se ato nuk kanë ardhë në Shqipëri për të marrë modele dhe pika referimi.

Cfarë rekomandimesh iu dhanë?
Janë rekomandime që iu kanë dhënë  të gjitha universiteteve në vend, që duhet të mbajnë parasyshë sugjerimet e marra.

Po tek kontrolli ka qenë në burokraci, apo dhe në nivel studentësh?
Në fakt është standart që bazohet në vlerësimin e institucionit, ky është një akreditim institucional dhe jo në bazën e programeve. Jemi në fazën e parë të akreditimit. Nga ky process dalin shumë të fituara të gjithë univesitetet publike. Kjo procedurë solli  një cilësi.

Çfarë vlerash ka një akreditim i tillë për studentët, iu njihen kreditet apo programet që kanë bërë?
Sigurisht që do iu njihet kjo studentëve, pasi procesi i akreditimit bazohet në disa procedura që njihen jo vetëm në vend, por edhe gjetkë, pasi jemi pjesë e Bolonjës. Universitetet e kaluan klasën, por nuk i janë nënshtruar të gjithë universitetet.

Këto që janë në treg e kanë kaluar klasën?
Në dijeninë time po, po përgatiten të gjithë raportet që kanë patur si qëllim të skanojë të gjithë universitetet.

Çfarë nuk shkonte në universitetin publik të Tiranës?
Dua të them se është një arsye e fortë, që të fusin universitetet e Tiranës, por jo vetëm në një process më cilësor duke evidentuar dobësitë e krijuara deri tani dhe këto ti kthejmë në pika të forta.

A ka ndikuar në regjistrim apo ndjekjen e degëve , tek studentët ka ulje apo jo?
Jo nuk ka ulje, është një proces që ka shkuar  në mënyrë ekselente, kjo nuk është si vitin e kaluar, por te tregoj një proces krejtësisht të qetë dhe korrekt. Sot ne kemi studentë që janë aty falë meritës së tyre.

Sot Berisha kishte një status në Facebook për tarifat, përse duhet të ishin trefishuar në universitete publike?
Unë sfidoj këdo nëpërmjet  televizionit tuaj, ju them sa kanë qenë një tarifë të rritur, unë mbajë përgjegjësi për atë që ju gjeni.  Më gjeni një tarifë të vetme. Nuk është rritur dhe kjo nuk qendron.

Përse u futen në treg privatët me procesin e doktoraturave?
Nuk u është dhënë nga unë dha as nga  ministria e Arsimit.Nuk është një universitet, por janë 4 të tillë që funksionojnë  në treg dhe merren me doktoraturat. Firmat e dhëna janë të kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj. Ju si media verifikojeni dhe zbulojeni këtë pjesë dhe do e shikoni si është e vërteta.

A ka bërë një studim qeveria shqiptare, sa përqind e atyre që kanë mbaruar studimet e larta janë future në punë?
Përcaktoheshin tituj pogramesh e studimesh, mungesa e institucioneve të arsimit të lartë, për fat të keq kjo është e vërteta, ndërsa kushtet në të cilën operonin ishin shumë larg asaj që duhej.

Kuotat si i përcaktoni mbi bazën e ndonjë studimi apo kapacitetet?
Kjo është një detyrueshmëri e universiteteve për ta bërë, gjithsesi ne jemi në një process analize dhe do të shikojmë se si do të shkojë kjo qasje.

Sa financon qeveria për arsimin e larte?
Ky është një proces i cili është nuk na kënaq,vlera e financimit shkon 40 milionë, është një shifër që jemi duke e rishikuar.  Dhe kjo shifër shkon si pjesë e grandit që ne u shpërndajmë universiteteve, ndërsa më pas ato i ndajnë sipas pjesës së organikës së tyre.

A ka shteti shqiptar një feedback nga investime të tilla?
Ne jemi të fundit në rajon në kapacitetin e përthithjes së këtyre, jemi pas Kosovës dhe Maqedonisë.

Ditën që u bë rrokada në Akademinë e Shkencave, kryeministri tha se nuk do kenë më fonde, në çfarë pike jemi?
Shkenca është më shumë se academia, kjo është një pjesëz e saj, janë 3 grupe pune të cilët po punojnë. Edhe akademikët kishin kërkuar  që kjo të ristrukturohet.

Unë jam i merakut të pyes për “specien ne zhdukje”, duket që nuk ka mësues matematike dhe fizike, përgjithësisht nga shkenca, si paraqitet gjendja?
Jo nuk është puna se nuk ka mësues, po ajo që duhet pranuar është se nuk janë aq të mirë, në portalin "Mësues për Shqipërinë" ka mësues që presin për t'u punësuar.Pastaj të gjithë universitetet si Vitrina apo Kristali dhe part-time prodhonin mësues dhe kjo dëmtonte cilësinë.

Sa shkolla të reja do të ndërtohen?
Me buxhetin e ri për këtë vit do të jenë mbi 20, por procesi do të shkoj në më shumë se 100 të tilla.

Kur do të mbarojë mësimi me turne?
Besoj se këtë mandat do të zgjidhim procesin e mësimdhënies  me dy turne dhe gjithçka do t’i kthehet normalitetit.

Redaksia Online
N.M-l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës