Në futboll kemi parë që janë shënuar gola spektakolarë, ndërsa diçka e tillë ka ndodhur edhe në Argjentinë, me kryeveprën që është e denjë për çmimin "Puskas", kjo për mënyrën akrobatike të realizimit.

Goli spektakolar u shënua në fundin e takimit Lanus 3-2 Tigre, në kuadër të javës së nëntë të kampionatit argjentinas. Në të 90-ën minutë, sulmuesi Ualter Bou kontrolloi topin në gjoks jashtë zonës dhe me këmbën e majtë provoi një goditje me roveshatë, që e shtangu portierin kundërshtar, me topin që përfundoi në rrjetë.