Kreshnik Spahiu, ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve lokale në Himarë, të cilat u fituan nga Vangjel Tavo me një diferencë të ndjeshme votash ndaj rivalit të tij opozitar Petro Gjikuria.

Në një postim në facebook, Spahiu shkruan se kryetari i PD Sali Berisha, nuk mundi të fitojë zgjedhjet as pas aleancës me Athinën të cilës i fali 6 milje det dhe 6 varreza ushtarësh grekë në jug të Shqipërisë.

Edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot:

- i fali Greqisë me firmë 6 milje në detin Jon

- i fali 6 varreza ushtarësh grek në jug të Shqipërisë.

- i fali ndryshimin e kombësisë me ligj per 320 euro.

- i fali censusin me bazë etniko-fetare.

Në fund të jetës donte ti falte edhe Himarën tonë, shkruan Spahiu.