'Albania Excellence',Flora Nikolla:
Jeta s'është shishe shampanje!

'Albania Excellence',Flora Nikolla:<br />Jeta s'është shishe shampanje!<br>
“Albania Excellence” feston këto ditë dhjetori 5-vjetorin e krijimit, ku pritet të zhvillohet dhe një mbrëmje gala. Gazetarja Flora Nikolla, drejtuese e rrjetit të ekselencës, ishte e ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, në Report Tv, ku zbuloi disa të veçanta të këtyre njerëzve.

Nikolla tha se ka pasur gjithmonë në fokus njerëzit që dinë ta bëjnë suksesin pa u mburrur, dhe që e tregojnë veten me punën që bëjnë. Sipas saj, jeta nuk është një shishe shampanjë, që kushton 6 mijë euro, ndaj dhe është e vështirë të ndërtosh një jetë të ndershme dhe të suksesshme njëkohësisht.

"Kam pasur gjithmonë në fokus njerëzit që dinë ta bëjnë suksesin pa u mburrur. Është një kohë pragmatiste, që kërkon realizimin e familjes tënde. Ju jam referuar njerëzve që dinë të tregojnë veten me punën që bëjnë. Shoqëria shqiptare sot ka nevojë për të tillë njerëz. Është kaq e zhurmshme situata në të cilën jetojmë, sa duket sikur është perfekte çdo gjë që jetojmë, por e di ai që arrin sukses se çfarë heq. Jeta nuk është një shishe shampanjë që kushton 6 mijë euro. Për njerëzit që dinë të ndërtojnë jetë të ndershme, është e vështirë”, theksoi Nikolla.

“Albania Excellence” ka si qëllim të bashkojë në një log të përbashkët suksesin shqiptar në të gjitha dimensionet brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndërsa Flora tregoi në Report Tv se qëllimi final i kësaj qendre është krimi përafërsisht i një çmimi ‘Oscar’.

“Qëllimi final është përafërsisht krijimi i një çmimi ‘Oscar’”, deklaroi gazetarja.

Ndërkohë, 5-vjetori i “Albania Excellence” do të sjellë në Tiranë edhe “gjeniun e pianos”, Marsida Koni.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat