TIRANE- Megjithëse në vitin 2010 gjykata e Brukselit kishte arritur të siguronte gjeneralitet e sakta të Mark Frrokut, dhe ta dënonte atë në mungesë me 10 vite burg, zyra e Interpol Tiranës njoftonte në 30 mars 2012 ish-kryekomisarin e vrarë Dritan Lamaj se emri i Mark Frrokut nuk figuronte në asnjë databaz të policisë kriminale belge.

Kjo përgjigje, duket se ka lënë në “baltë” ish-kryekomisarin Lamaj i cili në vitin 2012 një vit para se të ekzekutohej barabarisht, kishte nisur i vetëm hetimet për të zbuluar aktivitetin kriminal të vllezërve Arben dhe Mark Frroku, ky i fundit tashmë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.