HONG KONG - Dihet që tavolina është objekt shumë i domosdoshëm për njerëzit, por një studio arkitekture në Hong Kong ka menduar që të krijojë një lloj të ri tavoline edhe për macet. Kjo tavolinë u skicua nga arkitekti kinez Ruan Hao për të kënaqur si njerëzit që e përdorin, ashtu edhe kureshtjen e felinëve shtëpiakë.

CATable është një tavolinë druri që përbëhet nga dy platforma. Pjesa e sipërme është një platformë e zakonshmë për mbështetje, kurse pjesa e poshtme është një park i vërtetë lojrash, i përbërë nga shumë të çara e korridore, në të cilat kafsha mund të lëvizë lirisht, duke shuar kështu kureshtjen për t’u futur në qoshet më të fshehta të shtëpisë.

catable
(Në foto: CATable dhe përdorimi i saj si për njerëz dhe për mace)

“Është një tavolinë për ne, dhe një parajsë për macet” ka deklaruar shpikësi i saj, Ruan Hao. CATable kohët e fundit është prezantuar edhe në edicionin e fundit të Sallonit Ndërkombëtar të Mobiljeve të Milanos, ku ka ngjallur kureshtjen e shumë blerësve, por edhe të punonjësve të edicionit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)