Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha ka udhëtuar jashtë vendit dhe pa u regjistruar në kufi.
Sipas të dhënave të sistemit TIMS të depozituara në komisionin hetimor parlamentar për privatizimin e CEZ, figurojnë të paktën 9 lëvizje të pa kontrolluara në kufi të Berishës gjatë viteve 2009, 2010 dhe 2011.
Sipas këtyre të dhënave ai ka dalë nga Shqipëria 48 herë dhe është kthyer 54 herë.
Kësaj moskonkordance shifrash i shtohen dhe lëvizje të tjera ku ai figuron të jetë kthyer në Rinas dhe mos ketë lënë gjurmë në kontrollin e TIMS për këtë punë.
16 janar 2009 sipas TIMS, Shkëlzen Berisha kthehet nga Vjena e Austrisë në Rinas por nuk figuron asnjë dalje e mëhershme jashtë shtetit.
Në TIMS figuron një hyrje nga Turqia në 19 janar 2010, po pa regjistruar më herët asnjë lëvizje të tij dalëse në kufi.
Drejt Vjenës udhëton sërish në datën 16 prill 2010 por nuk figuron gjëkundi Chek-imi i kthimit.
Zhvillon sërish një udhëtim në kryeqytetin austriak gjatë datave 16-18 maj.
Nga ky qytet kthehet në tiranë më 13 korrik 2010, por pas shënuar në kufi se kur ishte data e fluturimit të nisjes nga territori shqiptar. E njëjta skemë përdoret dhe për 2 fluturime nga Turqia.
Në sistem ekzistojnë të regjistruara vetëm 2 kthimet nga ky shtet në datat 31 tetor dhe 2 nëntor2010, por jo daljet nga Rinasi.
Madje në TIMS nuk figuron asnjë dalje e tij nga vendi përgjatë datave 30 gusht e 26 nëntor.
Një tjetër kthim nga Turqia por pa nisje të regjistruar nga Shqipëria figuron në 18 mars 2011.
Ndërsa asnjë dalje e Shkëlzen Berishës nga vendi figuron në sistem gjate datave 25 shkurt -19 qershor 2011, kohë ku kishte fluturuar drejt Turqisë dhe Austrisë.
Vjenën e viziton sërish gjatë tetorit 2011, por pa regjistruar daljen, ndërsa kthimi mban datën e 10 tetor 2011 në Rinas.
E njëjta skemë dhe për një tjetër udhëtim të nëntorit po në Vjenë ku figuron vetëm kthimi në Rinas në 27 nëntor.
Mosfunksionimi i sistemit TIMS është përdorur shpesh si argument nga PD për të akuzuar eksponentë të maxhorancës së kanë kryer lëvizje të paregjistruara dhe për qëllime të paligjshme jashtë vendit.
Rasti fundit ishte ai i Arben Frokut, i dënuar nga Gjykata me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-kryekomisarit, Dritan Lamaj.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHËNIM/ Mbrojtja e Sali Berishës për Ilir Metën, një bumerang politik: po pse e shfajëson edhe nga akuzat e korrupsionit që ka bërë kur qeveriste me PS-në?
23 Tetor 2024, 14:43
-
EKSKLUZIVE/ Çifti Meta-Kryemadhi morën miliona, por kompania e Adrian Shatkut pagoi edhe familjen Berisha! Si u përdor i gjithë pushteti, Kryemadhi ortake në biznes
23 Tetor 2024, 14:27
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator 2024, 17:17
-
‘Afera me serbin Fazlliç, apartamente te Ulaj pa iu gjendur pagesat, banesë Gjicit por deklaroi 4 vite qira, e deri te Prendi që thyente çeqet e Malltezit! Emrat ‘VIP’ në dosjen 500 faqe ‘Partizani’
18 Shtator 2024, 15:01
-
Dosja 'Berisha'/ Gazetari bën 'radiografinë': Një familje mafioze që vendos tarifa! Çuditem si nuk është ngritur akuza për grup kriminal
17 Shtator 2024, 21:39
-
Dosja 'Partizani'/ Arlind Qori: SPAK të shkojë më thellë edhe për politikanë të tjerë! Xhunga: Familja Berisha të dënohet si familje mafioze
17 Shtator 2024, 17:39
-
'Asgjë për t'u befasuar'/ Dosja 500 faqe për Berishën, Denis Dyrnjaja: Pritet vetëm vendimi i gjykatës! Berisha po gropos veten dhe PD-në
16 Shtator 2024, 14:21
-
Edison Ypi: Dhëndërr budalla
16 Shtator 2024, 09:47
-
Mero Baze: Dosja që zbulon një familje batakçinjsh
15 Shtator 2024, 22:47
-
Dosja/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 52 mijë € për Shkëlzenin! SPAK tregon pagesat e dhëndrit pasi e favorizoi të privatizonte ish-klubin Partizani
15 Shtator 2024, 07:36
-
SHËNIM / Familja Berisha po habitet, janë kaq të pasur sa flasin për miliona euro sikur ishin lekë të vjetra
14 Shtator 2024, 17:10
-
Dosja Partizani/ Skema e korrupsionit sipas SPAK: Ish-kryeministri ruante imazhin, dhëndri ‘mbushte llogarinë’! Arka me miliona të fituara ishte e përbashkët
13 Shtator 2024, 17:35