'Çmendi' shqiptarët,Eno Peçi rrëfen
'sekretet' e suksesit në Report Tv

'Çmendi' shqiptarët,Eno Peçi rrëfen<br />'sekretet' e suksesit në Report Tv<br>
U shndërrua në një yll baleti në Austri, ndërsa tashmë kthehet për të përcjellë talentin e tij edhe në Shqipëri. Balerini i famshëm shqiptar, Eno Peçi, rrëfen për Report Tv sfidat dhe ndjenjat që të ofron të qenit balerin, si dhe kalimi te krijimi koreografik.

“Balerin ke kënaqësinë kur del në skenë, je i lirë, shpërthim ndjenjash në skenë që të bën të ndjehesh i kënaqur. Ndërsa koreografia nuk është vetëm një element, por disa të përmbledhur së bashku. Kam gati 9 vite që e kam filluar me krijimet, i pari ka qenë në Vjenë dhe quhej ‘Cut’”, tha Eno në emisionin ‘Rreze Dielli’.

Më tej, Eno tregon fillimet e karrierës së tij dhe dëshirën për të kërcyer që në moshë të vogël. Gjithashtu, ai shprehu vlerësim për kryeqytetin shqiptar, Tiranën, duke thënë se sa herë vjen shumë gjëra i sheh ndryshe.

“Më pëlqente shumë të kërceja, kryesisht rrok. Nuk më zbuloi njeri për këtë, por prindërit më çuan si fillim, në eksperiencën e parë. Roli i parë ishte ai i Spartakut, isha 21-23 vjeç, shumë i vogël për këtë rol, pasi duhet të jesh pak më i pjekur. Por ky ishte roli im i parë dhe pastaj rruga eci shumë drejt. Në Shqipëri vij njëherë në vit dhe i shoh ndryshe gjërat. U kënaqa tani, sepse ishin bërë shumë gjëra, kopshte, rrugë, dhe ndjehesh shumë mirë. U gëzova shumë kur mora “Çelësi i Tiranës’ nga kryebashkiaku Erion Veliaj. U gëzova dhe kur takova Erionin, se ishte hera e parë. Bëmë biseda të thjeshta, për punët e mia dhe të Erionit, është një shembull për punët që po bën. Nuk kam ndonjë projekt, por mundësia është aty”, shtoi balerini.

VIDEO/Intervista e koreografit dhe balerinit të famshëm, Eno Peçi në Report TV

Eno foli pak dhe për familjen e tij, teksa tha se kalon pak kohë me fëmijët dhe bashkëshorten. Duke e vlerësuar familjen si gjënë më të shtrenjtë, balerini theksoi se profesioni i lë shumë pak hapësirë për të.

“Për shkak të profesionit që ushtroj, kaloj shumë pak kohë me fëmijët, por edhe pesë minuta që kam të lirë mundohem t’i kaloj me fëmijët, sepse familja është gjëja më e shtrenjtë që kam. Edhe bashkëshortja është me të njëjtin procesion, por ajo ka egon më të paktë se unë”, tha Eno Peçi. 

eno peci
Eno Peçi në studion e emisionit rreze Dielli në Report TV


d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë