'Crossbones' ndez Bunk'Art, muzikë elektrizuese në natën e parë|FOTO-VD
“Crossbones”, një nga grupet më të njohura të Rock-ut i themeluar në vitin 1996, ka krijuar një atmosferë tepër në nxehtë në natën e parë të festivalit Bunk'Rock që ka startuar tek Bunk'Art 1 dje në orën 21.00. VIDEO FOTO
Ja një “shpërthim” muzikor brenda bunkerit anti-bërthamor në Tiranë...! “Crossbones” një nga grupet më të njohura të Rock-ut e mbajti premtimin.
E ka tundur BUNKArt1 nga themelet me muzikë mbrëmjen e së enjtes, duke çelur ditën e parë të festivalit të BUNK’Rock
Ishim me fat ata që e shijuan dhe u bashkuan me ritmin e muzikës. Ne thellësinë pesëkatëshe të muzeut Bunk’ART1 tingujt janë përcjellë me oshtima magjike.
Olsi Ballta, vokalisti dhe themeluesi i grupit, Theo Napoloni në bateri, Ben Turku në kitarë dhe Klejd Guza në bas kanë zbuluar për publikun albumin pjesë nga albumi i tyre më i fundit WWIII, Lufta e Tretë Botërore, që pritet të promovohet në janar.
Të lidhur emocionalisht me skenën e ish-sallës së Kuvendit dhe konceptin e muzeut, djemtë janë përfshirë në kënaqësinë e interpretimit live.
Janë dy dekada karriere e dashurie për muzikën rock te grupit Crosbones dhe është e natyrshme të shijosh këto emocione.
Pjesë e kësaj mbrëmjeje ka qenë edhe këngëtarja 18-vjeçare Lori Miho e cila me timbrin ritmik dhe ngjyrat e ngrohta të zërit të saj ka krijuar një atmosferë të veçantë.
Me ritme të ndezura Festivali i muzikës Bunk’Rock do të vijojë edhe me tre mbrëmje të tjera me performancat live ne sallën e Kuvendit në BUNK'ART 1 pranë Teleferikut në datat 13 janar, 20 janar dhe 27 janar.