TIRANE- Endrit Pjetri, shefi i postës policore në Divjakë ka treguar para Gjykatës së Krimeve të Rënda se si së bashku me një grup policësh të postës, kanë arritur të zbulojnë makinën tip “Mitsubishi” të mbushur me drogë. Në cilësinë e dëshmitarit të prokurorisë Pjetri ka rrëfyer në sallën e gjyqit të gjithë ngjarjen e kapjes së avionit në rërën e plazhit të Divjakës dhe zbulimit të makinës të mbushur me mbi 300 kg drogë.
Pjetri ka pohuar se sapo ka marrë informacionin për uljen e një avioni të vogël në plazhin e Divjakës ka dyshuar se kishte të bënte me një rast trafiku droge, kjo pasi dhe situata politike dhe mediatike në atë periudhë, sipas dëshmitarit ka qenë shumë e ngjeshur me lajme se avionë të vegjël vijnë në Shqipëri ku bëjnë trafik droge drejt Italisë. Pjetri pohoi se ka mobilizuar të gjithë efektivët e policisë, ku së bashku me ta ka udhëtuar drejt vendit të ngjarjes. Vetë ai së bashku me disa policë të tjerë gjatë rrugës ndalonin automjetet që vinin nga plazhi, dhe i kontrollonin.
/Shqiptarja.com