Pas Polonise edhe Uellsi kualifikohet për në fazën çerekfinale të Euro 2016. Një autogol i irlandezit Mekaulej në minutën e 75 të ndeshjes ka çuar për në fazën tjetër uellsianët. Ndeshja mes Uellsit dhe Irlandës së Veriut ka qënë e ekuilibruar. Të dyja skuadrat kanë luajtur një fotboll të fortë, ku nuk kanë munguar dyluftimet fizike.

Rastet më të mira për të shënuar i kanë pasur irlandezo verioret, por nuk kanë ditur ti shfrytëzojnë.

Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 0 me 0, ku të dyja ekipet janë kujdesur për të mos pësuar gol.

Në pjesën e dytë, Ullsianet shfaqen disa herë në sulm. Gareth Bale hedh një topë në zonë, në minutën e 75, topi debijohet nga Mekaulej dhe përfundon në rrjetë. 1 me 0 dhe Uellsi mbrohet shumë mirë në minutat e mbetura. Në këtë mënyrë Ulssianët kualifikohen për herë të parë për në ccerekfinalet e Euro 2016.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Dhjetor, 19:08

    SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?