'Gani Bobi': Fituese PDK me 33.1%
LDK: PDK pagoi për sondazhin
Sipas Exit Pollit të realizuar nga Instituti për anketa dhe hulumtime “Gani Bobi” fitues i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë është PDK-ja me 33.1 për qind, e ndjekur nga LDK-ja me 30.4 për qind. Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se përmes sondazhit të paguar nga PDK, po bën përpjekjen e fundit për të shpëtuar nga humbja që ka pësuar të dielën.
PRISHTINE - Ndërsa Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ende nuk kishe nisur numërimin e votave për zgjedhjet e parakoshme parlamentare, exit pool-i i “Gani Bobit” ka trazuar ujërat mes partive politike. Sipas sondazhit fituese e zgjedhjeve është PDK me 33.1%, e dyta vjen LDK me 30.4% dhe e treta Lëvizja Vetvendosje me 15.2 %.
Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se përmes sondazhit të paguar nga PDK, po bën përpjekjen e fundit për të shpëtuar nga humbja që ka pësuar të dielën.
“Nëpërmes sondazhit të paguar, PDK po përpiqet që të dekurajojnë komisionerët e partive të tjera, për të manipuluar procesin zgjedhor. LDK i fton gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë edhe pak durim dhe të presin shpalljen e rezultateve, sepse të dhënat nga terreni dhe komisionarët tanë tregojnë për fitoren tonë bindëse në këto zgjedhje”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Sondazhi, 'Gani Bobi': Fituese PDKSipas Exit Pollit të realizuar nga Instituti për anketa dhe hulumtime “Gani Bobi” fitues i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë është PDK-ja me 33.1 për qind, e ndjekur nga LDK-ja me 30.4 për qind.
Ndërkohë shumë më poshtë vijnë partitë e tjera të cilat kanë të paktën 15% më pak vota sipas Exit Pollit
Ja renditja sipas “Gani Bobit”:PDK: 33.1%
LDK: 30.4%
VV: 15.2%
AAK: 9.1%
AKR: 3.0%
NISMA: 5.0%
Të tjera: 2.6%
LDK: Sondazhi i Gani Bobit, i blerë nga PDKLidhja Demokratike e Kosovës thotë se përmes sondazhit të paguar nga PDK, po bën përpjekjen e fundit për të shpëtuar nga humbja që ka pësuar të dielën.
“Nëpërmes sondazhit të paguar, PDK po përpiqet që të dekurajojnë komisionerët e partive të tjera, për të manipuluar procesin zgjedhor. LDK i fton gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë edhe pak durim dhe të presin shpalljen e rezultateve, sepse të dhënat nga terreni dhe komisionarët tanë tregojnë për fitoren tonë bindëse në këto zgjedhje”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka hedhur poshtë rezultatet e Exit Poll. Sipas Haradinaj, si gjithmonë dhe si në të kaluarën sondazhet e kanë dëshmuar se nuk kanë korresponduar me votën e sovranit.
“Jemi në pritje të numërimit dhe rezultateve nga
KQZ-ja! Jemi bashkë! Jemi mirë!”, shkruan ai në Facebook.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.4%
-
Jo
48.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7962
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 1400 emigrantë brenda 17 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32