18-vjeçarja australiane Karly Tsivoglou përfundoi në faqet e para të tabloidëve ndërkombëtare, pasi tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në aktivitetin e organizuar me rastin e “Ditës së Gruas” në Australi.

Fotot e vajzës, e cila kishte veshur një fustan disi provokues, u publikuan në DailyMail Australia, dhe prej aty u shpërndanë masivisht, duke e shndërruar 18-vjeçaren në një "Hirushe" të rrjeteve sociale.

Të shumtë ishin ata që kërkuan më shumë informacione lidhur me bukuroshen australiane.

Pas famës që mori nga pjesëmarrja në aktivitet 18-vjeçarja tha: “Isha bashkë me shoqen time në atë festival dhe që të dyja kemi marrë shumë komplimente atë ditë. Kur pashë që përfundova në faqet e para të mediave online m’u bë qejfi dhe sigurisht kam marrë akoma më shumë komplimente”.

[gallery]19481[/gallery]

(er.nu/shqiptarja.com)