'Kallamari vampir' u identifikua për herë të parë në vitin 1903, ai është 30 cm i gjatë dhe jeton në 3 mijë metra thellësi në zonat oqeanike. Trupi i tij ka një ngjyrë tërësisht të kuqe, ndërsa sytë janë ngjyrë blu dhe për këtë arsye është quajtur 'kallamari vampir'. 

Kjo lloj specie jeton duke u ushqyer me alga marine dhe me mbetje organike që gjenden në ujë. Edhe pse ai ka marrë emrin si 'kallamri vampir i ferrit', kjo kafshë ujore nuk vret asnjë nga kafshët e tjera të ujit. 

Falë ushqyerjes së tij, kjo specie mund të jetojë në thellësi të mëdha, gjë që nuk mund ta bëjnë kafshët e tjera. 
 

(v.gj/shqiptarja.com)