Në datat 2 dhe 3 korrik në qytetin e Elbasanit do të zhvillohet aktivititeti Ndërkombëtar, ‘Kampionati Ballkanik i Çiklizmit’. Në këtë aktivitet do të marrrin pjesë 12 ekipe kombëtare të Ballkanit si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Turqia, Qipro, Greqia dhe Kosova. Në saj të këtij aktiviteti policia e Elbasanit ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të rendit dhe siguisë, për zhvillim sa më normal të aktivitetit.

Policia e Elbasanit, në orën 16:00 – 18:00 të datës 2 korrik do të marrë masa që të gjitha kryqëzimet dhe degëzimet e rrugëve të bllokohen dhe nuk do të lejohet lëvizja, qarkulllimi apo parkimi I mjeteve në këto akse rrugore, bulevardi Aqif Pasha- Stadium, rruga “Kamber Sejdini”, bulevardi “Qemal Stafa”,  rrethrrotullimi I Postës dhe rrethrrotullimi I Luleve-Bradashesh-Papërr.

Ndërsa me datë 3 korrik do të zhvillohet 'Gara e Rezistencës',  policia bën me dije se në orën 09:00 – 12 00 , nuk do të lejohet lëvizja, qarkullimi apo parkimi I mjeteve në këto akse rrugore, bulevardi “Aqif Pasha”- Stadium, rruga “Kamber Sejdini”, Bulevardi “Qemal Stafa”,  rrethrrotullimi I Luleve-Bradashesh-Peqin,Karin, Bradashesh-Krrabë(rruga e vjetër)-Tunel-Krrabë(rruga e vjetër), bulevardi “Aqif Pasha”.

Policia e Elbasanit i kërkon qytetarëve që të minimizojnë në datat 2 dhe 3 korrik lëvizjet e tyre me automjet në Elbasan,  çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)