TIRANE- Prokurorët e Përgjithshëm në Shqipëri, që në fillesat e rënies së diktaturës komuniste, me gjithë “mëkatet” e tyre asnjëherë nuk e kanë pasur të lehtë. Historia e tyre ka qenë vetëm përplasja me ata që i kanë votuar, sa herë që nuk kanë shkuar sipas fijes së tyre. Pjesa më e madhe janë shkarkuar, nuk kanë përfunduar mandatin, me përjashtim Alush Dragoshit që nuk e njeh njeri e të Ina Ramës, që gjithsesi është pa punë. Dhe për çudi, megjithëse të sulmuar nga PD dhe Berisha, të gjithë prokurorët kanë qenë produkt i të djathtës, në një formë apo tjetër, përjashtuar Arben Rakipin, që në aleancë me Metën e shkarkoi në atë kohë, duke e zëvendësuar me Sollakun. Historia me sa duket do mbyllet me largimin e Llallës për shkak të reformës në drejtësi.
/Shqiptarja.com










