Me veprat e tij,si prozator e poet, ai ka dhёnё njё kontribut tё shquar nё letёrsinё tonё, duke u dalluar sidomos pёr çeljen e shtigjeve tё reja nё letёrsi, paraqitjen me origjinalitet tё transformimeve tё ndodhura nё fushёn materiale e shpirtёrore tё popullit tonё, paraqitjen e heroizmit e tё pathyeshmёrisё sё shqiptarit etj.etj.
Autori i kёtyre radhёve ka ndier vazhdimisht ndёr vite kёnaqёsi nga veprat e I.Kadaresё, por kёtё shkrim do t’ia kushtojmё romanit “Kronikё nё gur”, i cili qё nga koha e botimit e gjer mё sot ёshtё bёrё objekt diskutimi nё shtypin tonё letrar e joletrar. Dhe s’kish si tё ndodhte ndryshe, sepse, siç ka konstatuar me tё drejtё еdhe shtypi i kohёs “Nё kuadrin e problemeve tё prozёs sonё …pёrcaktimi mё i saktё i meritave dhe i ndonjё dobёsie tё kёsaj vepre… ka rёndёsi pёr prozёn tonё, pёr zhvillimin e mendimit kryesor, pёr stilet”.
Mungesa e optimizmit dhe e perspektivёs. Qё nё faqet e para tё romanit, pa ndonjё parahistori, shkrimtari menjёherё na fut nё errёsirёn e qytetit, ku kishte kaluar fёmijёrinё e tij, tё qytetit qё “dukej sikur kishte dalё nё luginё paritur njё natё dimri si njё qenie prehistorike” (f.3). Bestytnitё e kota, paragjykimet fetare, gjithfarё konceptesh prapanike, qё historikisht ishin tё destinuara tё zhdukeshin, ishin strehuar prej shekujsh nё ndёrgjegjen e banorёve tё kёtij qyteti, tё zhytur nё pellgun e padijes e tё injorancёs sё plotё. I gjithё qyteti jetonte i pushtuar nga ankthi i magjive:
“Nё atё lёmsh tё mbёshtjellё me lecka tё neveritshme, na dukej sikur mbanin ankthin e qytetit”. Ҫdo gjё nё kёtё qytet ishte e ftohtё si guri “Rrugёt, kthesat, qoshet, pragjet e shtёpive, shtyllat e telefonit dhe gjithçka tjetёr ishin si tё derdhura nё gur” (f.41). Gjithçka per shkrimtarin ishte e vjetёr dhe e gurtё, e ftohtё dhe e ngrysur, e trishtuar dhe e zymtё nё qytetin e tij tё lindjes. Kujtimet qё fёmijёria i kish lёnё nё mendje shkrimtarit, ishin tё errёta e tё tmerrshme. Kёshtu, pjesёn mё tё madhe tё romanit e zё pёrshkrimi i kёsaj errёsire e padije qё kishte mbuluar anembanё qytetin. Shfleton faqet e romanit dhe pret me padurim qё nё kёtё errёsirё mё nё fund tё shfaqet njё dritё, tё lind njё diell qё me rrezet e tia tё fuqishme tё shpёrndajё njёherё e pёrgjithmonё kёtё terr e padije qё tё mundon kur lexon e mendon pёr ato kohё. Dielli shfaqet, por rrezet e tia ndriçojne zbehtё dhe ti ndahesh nga romani me njёfarё boshllёku nё shpirt, me njёfarё ftohtёsie tё pёrgjithshme. Duke pasqyruar atё tё kaluar plot еrrёsirё e injorancё Kadareja duhej tё paraqiste siç duhet dhe sa duhet edhe prirjet e sё ardhmes.
Shkrimtari mori pёrsipёr qё me kёtё roman tё godаsё realitetin e shёmtuar tё asaj kohe, tё cilin e urren me gjithё shpirt, siç thuhet, “s’do t’i shohё sytё”. Dhe pёrmes “Kronikёs nё gur” ai ia arriti kёtij qёllimi thuajse plotёsisht. Por duke mohuar siç duhet ai nuk arriti tё pohojё si duhet.
Rrethanat historike. Nё rast se ka vend pёr qenien e romanit si njё polemikё me shkrimtarёt e tjerё tё letёrsisё sonё, siç ёshtё konstatuar me tё drejtё nga kritika, nё radhё tё parё, ky karakter polemizues duhet parё pikёrisht nё atё qё te “Kronika nё gur” ndihet njё paraqitje e mangёt dhe jo e qartё e rrethanave historike, nё tё cilat zhvillohen ngjarjet. Romani afёrsisht nis me fjalёt:
“Ishte e vёshtirё tё bёsoje se nёn ato koraca tё forta (shtёpitё e qytetit) gjёllonte dhe pёrtёrihej mishi i butё i jetёs” (f.3) dhe, pasi krejtёsisht me “fiksime simbolike”, shkrimtari pёrpiqet tё pёrshkruajё historinё e qytetit tё atyre viteve, e pёrfundon romanin me fjalёt “Mishi i butё i jetёs po mbushte pёrsёri koracёn e gurtё” (f.227). A munden gjithnjё simboli apo “fiksimet simbolike” tё na krijojnё njё tablo tё qartё mbi rrethanat konkrete historike tё periudhёs kur zhvillohen ngjarjet e romanit ?
Nё vijim do tё shtjellojmё arsyet se pёrse kёsaj pyetjeje i pёrgjigjemi nё mёnyrё negative. Gjatё gjithё romanit nuk pёrmendet emri i qytetit, nё tё cilin zhvillohen ngjarjet, ndonёse pёr lexuesin shqiptar s’ka vёshtirёsi tё kuptohet se ёshtё fjala pёr Gjirokastrёn. “Nё kёtё qytet unё linda, kёtu kalova femijёrinё time” , thotё shkoqur autori te “Qyteti i Jugut”, qё parapriu daljen nё dritё tё romanit qё po analizojmё. Po kёshtu nё asnjё moment nё roman nuk pёrmenden nё njёfarё mёnyre konkretisht vitet kur zhvillohen ngjarjet, megjithёse, siç mund tё nёnkuptohet nga jeta e shkrimtarit dhe, siç e ka vёnё nё dukje edhe kritika, ngjarjet zhvillohen rreth viteve 1940-43.
Afёrsisht gjatё gjithё romanit ndiqet njё linjё e tille kompozicionale: Jepet me imtёsi tё theksuar njё ngjarje (vetё romani ёshtё nё vetvete njё grumbull ngjarjesh tё tilla) qё bёn pёr vete gjithё mendjet e banorёve tё qytetit, si fjala vjen, çelja e shtёpisё publike, puthja e vajzёs sё Aqif Kashahut, dasma e hemafroditit Argjir Argjiri, shpikja e aeroplanit nga Dino Ҫiço etj,. dhe menjёherё jehona, reagimi i banorёve ndaj kёtyre ngjarjeve qё thuajse pёrherё janё gjetur tё jenё vёrtet tё bujshme. I gjithё qyteti mban nё gojё iks ngjarje dhe shdёrrohet, si tё thuash, nё njё pellg thashethemesh si tё ishte njё kёnetё bretkosash. Nё kёtё reagim autori gjen rastin tё paraqesё me ironi therrёse, me humor tё thellё gjithё zbrazёsinё mendore e shpirtёrore tё banorёve tё qytetit.
S’ndeshemi nё roman as me pёrshkrimin e punёs, tё veprimtarisё prodhuese tё banorёve tё qytetit. Me se jetonin kёta njerёz, kush punonte pёr ta ? Cili ishte shkaku i vёrtetё i katandisjes sё njeriut deri nё atё shkallё prapambetjeje, zbrazёsie e injorance tё plotё ? Kёtё lexuesi duhej ta ndiente nga leximi i romanit.
Familja. Jo rrallё nё roman ndeshemi me skena tё tilla, gjatё pёrshkrimit tё tё cilave autori nuk ndёrhyn pёr tё thёnё fjalёn e tij, pёr tё mbajtur qёndrim tё pёrcaktuar ndaj njё fenomeni apo ngjarjeje dhe si pasoje e kёsaj mosndёrhyrjeje ёshtё krijuar terreni pёr interpretime tё ndryshme ose mё sak pёr interpretime tё dyfishta.
Nё f.89 tё romanit flet artileristi Avdo Babaramo : “ Mё pyeti njё herё njё dervish nё Izmir: cilёn do mё shumё ti, familjen apo Shqipёrinё... S’do mend qё Shqipёrinё dua”, i pёrgjigjet artileristi dervishit. Po pse e donte vallё mё shumё Shqipёrinё sesa familjen? Kёtё na e shtjellon mё tej Kadareja pёrmes Avdo Babaramos: “Familjen e bёn menjёherё. Ja dole njё natё nga kafeneja, gjete njё femёr tek qoshe e rrugёs, e more nё hotel dhe ja e bёre fёmijёn dhe familjen bashkё” . Kёtu shfaqet ekuivoku, mundёsia pёr njё tё kuptuar tё dyfishtё tё asaj qё pёrshkruhet, pasi autori nuk ndёrhyn, nuk mban qёndrim. Ne s’kemi dyshim qё shkrimtari ka njё konceptim tjetёr pёr krijimin e familjes, por ja qe ai nuk mban qёndrim, nuk na e thotё kёtё. Ti e lexon kёtё moment nё roman, bёn lidhjet mendore, nёnkupton etj.etj., mirёpo meqё shkrimtari s’ndёrhyn, tё jep mundёsinё tё nёnkuptosh si tё duash. Ndёr tё tjera ty s’tё ndalon njeri tё konkludosh se shkrimtari mban njё qёndrim pёrbuzёs ndaj familjes nё pёrgjithёsi, pavarёsisht se kjo nuk i pёrgjigjet realitetit.
Po lё tё vijojmё mё tej ligjёrimin e artileristit (po aty, f.89): “Po Shqipёrinё e bёn dot Shqipёrinё brenda njё nate, pasi del nga kafeneja ? Ja mё thuaj ti, e bёn dot ? “ Babaramo e do Shqipёrinё se ajo ёshtё diçka e madhe, ёshtё, si tё thuash, familja e familjeve, ёshtё trualli i gjyshёrve e i stёrgjyshёrve tanё, pra pёr pasojё Shqiperia ёshtё pa diskutim gjёja me e shtrenjtё pёr çdo shqiptar, mirёpo mёnyra se si e paraqet autori faktin se ç’ёshtё Shqipёria dhe mosndёrhyrjet e tia, mosmbajtja qёndrim nga ana e tij, lёnё shteg pёr njё tё nёnkuptuar tё papёlqyeshёm: Del sikur Shqipёria ёshtё njё grumbull familjesh tё formuara me stilin qё pёrmend artileristi Avdo Babaramo, pёrderisa Shqipёria ёshtё nё fund tё fundit bashkimi i tё gjitha familjeve shqiptare.
Nё roman gjejmё deheroizimin. Mё konkretisht e kemi fjalёn pёr partizanin Tare Bonjaku qё thuajse tё gjithё autorёt qё kanё shkruar pёr “Kronikёn nё gur”, nuk kanё kaluar pa pёrmendur skenёn e vrasjes sё kёtij partizani, por na duket se nuk e kanё zbuluar si duhet domethёnien e saj. Gjithnjё duke ndjekur atё prirje pёr tё krijuar skena e situata sa mё tё çuditshme e tё habitshme pёr lexuesin, shkrimtari nё “Kronikёn nё gur” krijoi edhe skenёn e vrasjes sё partizanit Tare Bonjaku.
Paraqitja e vrasjes sё partizanit Tare Bonjaku pёrben, sipas mendimit tonё, njё nga skenat mё tё shёmtuara jo vetem tё romanit, por do tё thoshim tё mbarё letёrsisё sonё, ku Kadareja ka gabuar rёndё. Njё partizan vritet nga dora e shokёve tё tij pёr hir tё vajzёs sё njё tradhtari, pёr hir tё njё prostitute. “Na iku Tarja pёr njё prostitutё (f.206), thone duke u larguar nga vendi i vrasjes vetё vrasёsit e partizanit Tare (e ç’keq u vjen, ata vetё e vranё !?), qё janё vetё shokёt e tij partizanё. Dhe vrasja e partizanit Tare nga vetё dora partizane ndodh pikёrisht nё momentin kur ai therret: “Rroftё komunizmi” (!?) E si mund t’i thoshte kёto fjalё nё kёtё moment, kur ata qё po e vrisnin normalisht pёrfaqёsonin idete e komunizmit. A ka absurditet mё tё madh se ky? Njё skenё e tillё e turbullon mendjen e lexuesit dhe e bёn atё tё mos e dallojё tё mirёn nga e keqja, t’i vёrё ato nё njё vlerё, t’i barazojё. Edhe sikur njё rast i tillё vrasjeje tё mendonim pёr njё çast se kishte ndodhur diku nё vendin tonё, ai s’duhej tё zinte vend nё faqet e romanit, sepse nuk pёrben tipiken. Edhe sikur autori tё kёtё dashur tё tregojё se partizanёt mbronin disiplinёn (!?) dhe ai qё e shkelte disiplinёn partizane dёnohej rёndё, ne vёmё nё dukje, se tе rasti i partizanit Tare nuk kemi kurrfarё shkeljeje tё disiplinёs. Le tё shohim se ç’thotё pёr kёtё vetё partizani Tare, kur, para se ta vrisnin, i kёrkuan tё thoshte fjalёt e fundit: “ Unё jam me njё dorё. Dorёn e djathte ma kanё prerё armiqtё e popullit. Unё nuk qёlloj mirё me tё majtёn. Plumbat e kapёn vajzёn…” (f.206). Pra, ishte rastёsi, jo se ai donte ta kryente kёtё akt.
Gjuha dhe stili. Siç ёshtё konstatuar me tё drejtё edhe nga autorё tё tjerё, Ismail Kadareja nё kёtё roman, pёr sa i takon gjuhёs dhe stilit, ka ecur jo nёpёr rrugёn tradicionale. Permasat e romanit nuk janё ato tё romanit tonё nё pёrgjithёsi, ashtu siç janё krejt tё ndryshme edhe figurat e mjetet artistike tё pёrdorura, ose mё mirё tё themi figurat artistike tradicionale (si krahasimi etj.) marrin te ky shkrimtar njё pamje krejt tё re. Le tё shohim si portretizon Kadareja. Ёshtё meritё e veçantё e
kёtij shkrimtari fakti qё çdo fjalё, çdo fjali, çdo detaj, çdo figurё, çdo skenё, si dhe gjithё kompozicionin e veprёs, i pёrpunon gjatё nё mendjen e tia dhe pastaj i hedh ne letёr. Mjafton tё pёrmendim kёtu rrugёn jo tё shkurtёr qё ndoqi romani “Kronikё nё gur” sa tё arrinte nё formёn pёrfundimtare, siç iu paraqit lexuesit.
Nё mbylljen e variantit tё ribotuar tё romanit autori pohon vetё nё lidhje me vitet e tёra qё i janё dashur pёr grumbullimin e materialit pёr kёtё vepёr. Romanin, thote ai, “...e kam shkruar nё njё periudhё kohe shumё tё gjatё” (f.229). Kadareja ёshtё shkrimtar-studjues. Asnjё fjalё autori nuk e fut nё vepёr pa u thelluar mirё nё domethёnien e saj. Kёtu e ka burimin ajo potencё e madhe qё mbyllet nё çdo detaj. Fjala vjen, pasi kritika e kohes pёrmend skenen, nё tё cilёn Javeri vret nё bukё e sipёr xhaxhanё e vet, arrin nё konkluzionin e pasaktё, se “Kjo skenё nuk ёshtё letёrsi”. Siç e theksuam, nё kёtё roman nuk ka fjalё e jo mё skena tё tёra qё tё mos kenё funksion absolutisht tё pёrcaktuar pikёrisht letrar, sepse kanё tё bёjnё drejpёrsёdrejti me stilin e shkrimtarit. Ёshtё tjetёr gjё, se ç’vlerё kanё kёto skena, pozitive apo negative.
Portretizimi. Si e krijon portretin Kadareja? Si rezultat i njё grumbullimi e pёrpunimi tё gjatё paraprak tё detajeve, duke i pasur ato si tё thuash nё dispozicion dhe duke i shpёrndarё nёpёr tё gjithё veprёn sipas vendit qё u takon, realizon nё vepёr portretizimin e shpёrqendruar shpirtёror e fizik qё ёshtё krejt i ndryshёm nga ai klasik. Nuk mund tё thuash qё portretin e iks personazhi do ta gjesh nё iks faqe. Idenё e plotё mbi portretin e personazheve tё kёtij shkrimtari do ta krijosh vetёm pasi tё kesh lexuar edhe faqen e fundit tё romanit, me kusht qё romanin ta kesh lexuar me kujdesin mё tё madh e si tё kesh hyrё thellё nё domethёnien jo vetёm tё skenave, fjalive, por edhe tё fjalёve tё veçanta. Me kёtё rrugё pоrtretizimi shkrimtari na dha pёrmes “Kronikёs nё gur” disa portrete mjaft tё pёrsosura, tё pёrkyera nё vetvete dhe tё vetёm nё llojin e vet. Do tё pёrmendim kёtu portretin e pёrkryer tё Xheхhos.
Ja erdhi Xhexho duke marrё frymё me zor, siç vinte gjithmonё, duke filluar tё fliste pa hapur mirё portёn me atё zёrin e saj me hundё, xheç do tё thotё haberemadhja Xhexho “E moret vesh, moj korba...” etj.etj., gjithmonё e lёvizshme, plot telashe, qё nuk fliste kurrё pёr gjёra tё gёzueshme, por vetёm pёr gjёra tё errёta, gjallёrimi i tё cilave e gjallёronte edhe vetё atё,apo portretin e Gjergj Pulёs, nёpёrmjet tё cilit na ёshtё dhёnё metamorfoza e tradhtarit, qё pёr tё ruajtur ekzistencёn e tij fizike, bёn fli gjithçka. Gjergj Pula e ndёrron lёkurёn sa herё qё ndryshon klima. Me ardhjen e italianёve bёhet Xhorxhio, me ardhjen e grekёve “Jorgo”, me ardhjen e gjermanёve “Jurgen”. Emrin e fundit s’arriti ta gёzojё se e vranё, por, shton autori me sarkazёm, po tё vinin japonezёt, ai e kishte pёrgatitur njё emёr tjetёr “Jogura”.
Pra, edhe emrat e personazheve janё formuluar nё mendjen e autorit si rezultat i studimit tё kёtij apo atij tipi. Prandaj emrat shpesh shprehin brendinё e tipave tё caktuar. Kujtoni portretin e Margaritёs, tё pёrshkruar me aq kujdes e pasion nga shkrimtari: “Kurre nuk kisha parё njё kokё gruaje aq tё bukur...” dhe mё tej “e huaj dhe e befasishme si ai trёndafili i bukur qё çel papritur e pa kujtuar njё mёngjes”. Gjithё bukuria e freskia femёrore ёshtё dhёnё pёrmes kёtyre pak radhёve.
Humori. Historia e letёrsisё botёrore njeh mjaft raste kur shkrimtarёt, pёr tё pёrshkruar njё botё qё po vdes, kanё pёrdorur si mjet kryesor humorin. Kujtoni Rablenё, Suitin, Majakovskin etj.etj., tё cilёt, pёr tё dёrrmuar tё vjetrёn qё i ka kaluar koha e qё ёshtё e destinuar tё zhduket, pёr tё demaskuar gjithё absurditetin social tё njё periudhe tё caktuar historike, i janё drejtuar humorit dhe groteskut. Kadareja nё kёtё roman ёshtё gjendur para njё situate analoge. Pёr tё paraqitur e qesёndisur botёn e errёt tё sё kaluarёs me bestytnitё, paragjykimet, injorancёn etj., shkrimtari iu drejtua humorit e groteskut dhe e mishёroi me sukses atё nё vepёr. Duke lexuar “Kronikёn nё gur” ti “qesh pёrmes lotёve” .
Ti e lexon, p.sh., historinё e Llukan Burgamadhit qё kish hyrё dhjetra herё ne burg pёr faje tё vogla: “ Dole Llukan?. Dola shpirt, pёrgjigjet Burgamadhi. Pse s’e le mё mirё batanijen nё burg, ti prapёseprapё atje do tё kthehesh” (f.19) dhe qesh e si ke qeshur mirё e mirё papritmas buzёqeshja shuhet nё buzet e tua, duke ia lёnё vendin njё trishtimi tё madh pёr fatin e mjerё tё njeriut tё atёhershёm. Ose nё f.28 pritej me padurim lajmёtarja dhe kryethashethemasja e qytetit, Xhexhua. Dhe ja me vrap si gjithmonё duke marrё frymё me zor “E morёt vesh moj korba, thotё qё nga shkallёt, nuses sё Babaramos i shterroi qumёshti”. Po aty, sa bukur pёrshkruhet gjetja e magjisё qё e kishte shkaktuar prerjen e qumёshtit dhe si lajmёrohet xhandarmёria qё tё arrestonte shtrigat qё bёnin e shpёrndanin magji tё tilla ! Dhe ti pёrsёri “qesh pёrmes lotёve”. Ose nё f. 8: “E dёgjove ? ,tha Xhexhua, vajzёs sё Ҫeço Kailit i ka dalё mjekёr”. “Luaj vёndit, tha gjyshja (kjo “luaj vёndit” mund tё tё bёjё tё qeshesh pёr disa minuta). “Pёr kёta dy sy, vazhdon Xhexho, mjekёr e zezё si e burrave”. Skena tё tilla janё tё panumёrta nё roman, ose mё sak humori i hollё e i goditur e pёrshkon tejembanё romanin. Pёrmes dhёnies sё kёtij humori tё hollё shkrimtari ka pasur rastin tё shpalosё para lexuesit edhe njё aftёsi tё talеntit tё tij.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com