Një 28-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga Policia e Tiranës. Kleanth Todri është vënë në pranga ditën e shtunën pasi i vuri gjobë 2 mijë euro shoqes së klasës.
 
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se Kelanth Todi takohej shpesh me ish-shoqen e klasës në Lushnje, 30-vjecaren D.D.
 
Ai i kishte marrë disa herë borxh asaj, por ditët e fundit i kishte kërkuar 2 mijë euro. 30-vjecarja i ka shpjeguar disa herë se nuk e kishte atë shumë parash, por Kleanth Todri ka vijuar me mesazhe ta kërcënonte, se nëse nuk i jepte 2 mijë euro, atëherë do ti bënte keq 30-vjeçares dhe vajzës së saj të mitur.

Arrestohet autori pas SMS kërcënuese 
Në këtë kushte e reja i është drejtuar Komisariatit nr.2 për të denoncuar gjobëvënien. Policia ka zbuluar në telefonin e 30-vjeçares edhe mesazhet kërcënuese.
 
“Më jep lekët që të kërkova, ndryshe do ta pësosh keq, bashkë me vajzën”, ishte një ndër mesazhet që Kleanth Todri i ka dërguar ish-shoqes së klasës në Lushnje.
 
Në dëshminë e saj 30-vjeçarja ka thënë se i kishte dhënë borxh disa herë Kleanth Todrit shuma të vogla parash, por asnjëherë ai nuk ja kishte kthyer.
 
Policia e vuri në pranga 28-vjeçarin, i cili menjëherë i mohoi akuzat, por Policia ka në administrim dëshminë e shoqes së tij, si dhe mesazhet kërcënuese që ai ka dërguar.
 
Policia ka referuar materialet në Prokurori, e cila pritet të ngrejë akuzën e gjobëvënies ndaj Kleanth Todrit.
 
 

dy.b/shqiptarja.com